Kalo te lënda

Miratohet rezoluta për bisedime me Serbinë

(E plotësuar) Me 68 vota për, 3 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën me të cilën autorizohet Qeveria që të bisedojë me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Rezoluta ka pasuar pak ndryshime pas konsultimeve të shefave të Grupeve Parlamentar, me përjashtim të Vetëvendosjes.
Tekstin final të saj e lexoi Adem Grabovci, shef i GP Parlamentar të PDK-së.
Derisa ai po e lexonte tekstin e rezolutës, deputetët e Vetëvendosjes Liburn Aliu dhe Visar Ymeri dolën para foltores së Kuvendit me një baner në të cilin ishte shkruar parulla: “Rezoluta e nënshtrimit ndaj Serbisë”.
Kjo situatë vazhdoi deri në përfundim të fjalës së Grabovcit.
Në vijim të seancës, rezoluta u hodh për votim derisa deputetët e Vetëvendosjes braktisën seancën.
Debati i sotëm ishte mjaft i ashpër dhe shpeshherë me deklarata emocionale nga ana e deputetëve.
Përderisa deputetë të pozitës por edhe të opozitës përkrahnin këtë rezolutë, kundërshtimi i Vetëvendosjes kulmoi me deklarimin e Albin Kurtit që tha se kjo është tradhti ndaj Kosovës.
Ramjit Raghav nga India është mashkulli më i vjetër në botë që është bërë baba. Ai është 96 vjeçar dhe tashmë e ka thyer rekordin personal.
Para dy vitesh, atij i lindi djali Karamjit dhe asokohe, Raghav e fitoi për herë të parë titullin e babait më të moshuar.

Edhe pse atëherë u betua se ai ishte fëmija i tij i fundit, Ramjit dhe gruaja e tij 54-vjeçare Shakuntala, muajin e kaluar u bënë me një djalë tjetër, të cilit ia vunë emrin Ranjit.

“Çfarë të bëj? Ky është vullneti i Zotit. Ai ka dashur që unë të kem një fëmijë tjetër”, ka deklaruar 96-vjeçari.

http://www.youtube.com/watch?v=NpqsQiXWf9E&feature=player_embedded
http://www.youtube.com/watch?v=hynF6vAE1zc&feature=player_embedded

Lini një koment