Maqedoni, viktima e shtatë e infektuar nga “Ethet e Nilit”
Një fëmijë 2 vjeçar është rasti i shtatë i infektuar nga virusi i Etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni.
Fëmija është hospitalizuar në Klinikën për Sëmundjen Infektive në Shkup, dhe se ai është nën trajtim aktiv mjekësor. Të gjitha rastet e para janë regjistruar në muajin shtator, ndërsa ky është rasti i parë i regjistruar në këtë muaj.
Deri tani tre viktima kanë humbur jetën nga ky virus, njëri prej të cilëve i moshës 2 vjeçare, ndërsa dy pacientët e tjerë të moshave prej 53 dhe 83 vjet.
Virusi nuk përcillet përmes njerëzve, por vetëm nga kafshimi nga mushkonjat. Shkencëtarët kanë theksuar se bartësit kryesor të këtij virusi janë shpezët, njofton INA.
Drejtori i Klinikës Infektive, Zvonko Milenkoviq deklaroi se janë ndërmarrë masat për të përballur fluksin e mundshëm të pacientëve që mund të jenë viktima të infektimit nga ky virus vdekjeprurës.