Krasniqi ia mbyll mikrofonin Rexhepit, shtyhet seanca
Rifillimi i pasdites i seancës së sotme të Parlamentit të Kosovës përfundoi ende pa filluar mirë. Për fjalë u paraqit së pari ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili filloi me sulme kundër kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Ky pastaj urdhëroi regjinë që t’ia ndërpresë mikrofonin, gjë që edhe u bë. Pas këmbimit të fjalëve midis këtyre dyve, ndërhyri edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Adem Grabovci, i cili “falënderoi” Krasniqin për qasjen e tillë ndaj ministrit Rexhepi dhe PDK-së. Krasniqi iu përgjigj që PDK-ja duhet të kujdeset që të mos emërojë ministra rrugaçë. Pas edhe një ndërhyrje nga ulësja e deputetit Grabovci, Krasniqi iu përgjigj me fjalët: mblidhi 80 nënshkrime dhe më shkarkoni nga posti i kryetarit të Kuvendit. Pas këtyre fjalëve, deputetët e PDK-së filluan të braktisin punimet e seancës, kurse Krasniqi shpalli përfundimin e seancës dhe vazhdimin e saj ditën e premte.
prit prit kupe prit
PëlqejeniPëlqejeni
ungi buk fukaraja kjo i perket jakupit
PëlqejeniPëlqejeni