Kalo te lënda

Kërcënimet e Saliukës të rrezikshme

Shoqatat e gazetarëve të Kosovës AGPK dhe UGK dënojnë ashpër kërcënimet e rrezikshme të u.d kryetares së Gjykatës Komunale të Prishtinës, Makifete Saliuka bërë ndaj stafit të gazetës së përditshme “Kosova Sot”. Shoqatat e gazetarëve kërkojnë nga organet kompetente të marrin masa ligjore ndaj Saliukës, pasi kërcënimet e saj, janë tejet të rrezikshme për sigurinë e gazetarëve.

AGPK: KGJK ta denojë rastin, të ndërmerren masat ligjore ndaj SaliukësAsociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka pranuar me shqetësim një informatë nga gazeta “Kosova Sot”, sipas të cilës Makifete Saliuka, u.d.e kryetarit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, i ka quajtur pronarin dhe kryeredaktoren e kësaj gazete vrasës dhe porositës vrasjesh, ndërsa gazetarët ekzekutues të vrasjeve. “Pronari i gazetës dhe kryeredaktorja janë porositësit e vrasjes, pra paguajnë për të vrarë, gazetarët janë vetëm ekzekutuesit …“, citohet të ketë thënë gjyqtarja Saliuka. AGPK e konsideron shqetësuese një deklaratë dhe një gjuhë të tillë akuzuese që, për më tepër, vjen nga një gjyqtare. Të tilla kualifikime të rënda dhe akuza ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe të rrezikshme për sigurinë e gazetarëve.

 

“Znj. Saliuka duhet ta dijë se askush nuk ka të drejtë të akuzojë askënd pa fakte. Gazetarët nuk janë vrasës e as porositës vrasjesh, por përpiqen ta kryejnë punën në mënyrë sa më profesionale”, thuhet në reagimin e AGPK-së. “Duke sjellë ndërmend se publiku ka të drejtë të informohet për tema dhe probleme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, AGPK bën thirrje që gazetarët të lihen të lirë në punë, të mos pengohen, të mos fyhen e as akuzohen. Po ashtu, AGPK iu bën thirrje gazetarëve që të hulumtojnë tema në interes të publikut, pavarësisht presioneve dhe pengesave në të cilat mund të hasin gjatë punës së tyre. Njëkohësisht, AGPK i bën thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të deklarohet, ta dënojë rastin dhe të ndërmarrë masat e parapara me ligj për këtë çështje.

 

UGK dënon fjalorin kërcënues të Saliukës

 

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), është jashtëzakonisht i shqetësuar me fjalorin e egër dhe armiqësor të u.d. e kryetarit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, Makifete Saliuka, ndaj stafit të së përditshmes “Kosova Sot”. UGK konsideron se të akuzosh botuesit e gazetës si vrasës dhe gazetarët si ekzekutues është një deklaratë e rrezikshme nga ana e znj. Saliuka, e cila dëmton jashtë mase lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit në njërën anë dhe në anën tjetër e rrezikon edhe vet gazetën dhe jetën e gazetarëve të gazetës “Kosova Sot”. Unioni i Gazetarëve e dënon ashpër fjalorin tendencioz dhe kërcënues ndaj stafit të Kosovës Sot, dhe kërkon urgjentisht nga znj. Saliuka që publikisht të distancohet nga gjuhë nxitëse e qëllimkeqe. “Të akuzohen si vrasës dhe kriminel gazetarët është shkelja e rëndë e të drejtave të njeriut dhe e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe gjëja me e keqe që mund të ndodhë nga ana e një njeriu e cili ka edhe përgjegjësi publike e aq më pak nga personat të cilët merren me drejtësinë e këtij vendi”, thuhet në reagimin e UGK-së.

 

Organet kompetente të marrin masa ligjore ndaj Saliukës

 

UGK po ashtu kërkon sa më parë që organet kompetence të marrin masa ligjore ndaj znj Saliuka, në mënyrë që këto akuza ndaj botuesit, kryeredaktores dhe gazetarëve të jenë ndëshkuese për vet znj Saliuka e cila ka arritur që deri në këtë mas t’i fyen, shantazhin dhe kërcënon njerëzit me adekuat të shoqërisë të cilët po punojnë me tërë mundin e tyre për ruajtjen dhe funksiononim sa më normal të demokracisë në vend. Unioni i Gazetarëve të Kosovës i bënë thirrje kolegëve të tyre nga e përditshmja Kosova Sot, që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe etike ashtu siç e kanë bërë deri me tani. “Vet fitorja e gazetës në këtë rast gjyqësor e dëshmon më së miri se gazetarët po e bëjnë punën e tyre në mënyrën sa më profesionale duke e respektuar etiken dhe profesionin në përgjithësi”, thuhet në fund të reagimit të UGK-së./standardi.info

Lini një koment