Kalo te lënda

Jahjaga: Nuk e kam në plan të jap dorëheqje

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë pa hezituar se do ta takonte presidentin serb, Tomisllav Nikoliq. Jahjaga, gjithashtu, ka pranuar se ka qëndruar në veri të Mitrovicës, por ka mohuar të jetë takuar me pjesëtarë të strukturave paralele. Presidentja, në emisionin Rubikon të Kohavisionit, ka thënë se nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga ky post. E para e vendit ka shpalosur edhe shumë gjëra tjera si për shkëmbimin e territoreve, bisedimet dhe kurorëzimin. Sa i përket takimit të mundshëm me Nikoliqin, ajo ka thënë se është e gatshme të takohet me homologun e saj pa kurrfarë kushti, nëse kjo do të ishte në interes të vendit.

Presidentja Jahjaga ka folur edhe për çështjen e veriut të Mitrovicës, ku, ndër të tjera, ka pranuar se ka qëndruar në atë pjesë.

E para e vendit, duke folur në intervistën e rrallë për media, ka thënë se bisedimet me Serbinë duhet të vazhdojnë, por ka kërkuar që të respektohen marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja.

Ajo ka bërë të ditur se nuk e ka në plan të japë dorëheqje, pavarësisht se këtë e kërkojnë LDK-ja dhe Vetëvendosja.

Presidentja i ka quajtur të paefektshme deklarimet e kryeministrit serb, Ivica Daçiq për idenë e shkëmbimit të territoreve.

Ndërkaq, për çështjen e bashkëshortësisë së saj, ka thënë se është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

Lini një koment