Kalo te lënda

Gjykata e dënon Vetëvendosjen 30 mijë euro

Gjykata për Kundërvajtje në Prishtinë i dënoi  66 të arrestuarit e djeshëm të cilët po protestonin kundër privatizimit të distribucionit të KEK-ut.

Secili u dënua me nga 450 euro ose 30 ditë burg nëse gjoba nuk paguhet. Gjoba në total kap shifrën 29 mijë e 700 euro.

Të arrestuarit ishin  aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Zyrtarët e VV-së kanë deklaruar se nuk e kanë ndërmend t’i paguajnë ato gjoba.

Lini një koment