Kalo te lënda

Është 96 vjeçar – u bë baba

Ramjit Raghav nga India është mashkulli më i vjetër në botë që është bërë baba. Ai është 96 vjeçar dhe tashmë e ka thyer rekordin personal.

Para dy vitesh, atij i lindi djali Karamjit dhe asokohe, Raghav e fitoi për herë të parë titullin e babait më të moshuar.

Edhe pse atëherë u betua se ai ishte fëmija i tij i fundit, Ramjit dhe gruaja e tij 54-vjeçare Shakuntala, muajin e kaluar u bënë me një djalë tjetër, të cilit ia vunë emrin Ranjit.

“Çfarë të bëj? Ky është vullneti i Zotit. Ai ka dashur që unë të kem një fëmijë tjetër”, ka deklaruar 96-vjeçari.

Lini një koment