Kalo te lënda

Artistët shqiptarë në një koncert për bamirësi

Rreth 20 personalitete të fusheës së muzikës dhe humorit do të bashkohen në një aktivitet bamirëse.

Këngëtarët: Ramadan Krasniqi,  Shyhrete Behluli,  Afrim Muçiqi,  Remzije Osmani,  Mahmut Ferati, Motrat Mustafa,  Mihrije Braha,  Naim Abazi,  Etnon e NRG Band,  janë disa nga emrat që do të performojnë në qytetin e Pejës, të enjtën.
Ndërsa në skenë do u bashkangjiten edhe humoristë të popullarizuar në Kosovë, duke përfshirë edhe Rasim Thaçin.
Sipas Indeksionline, koncerti ka për qëllim mbledhjen e mjeteve financiare të nevojshme për shërimin në Turqi të 19 vjeçares Diellza Nimonaj.

Lini një koment