Kalo te lënda

Zbogar përkrah rezolutën e PDK-së

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar tha se e përkrah rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, që do të nxirret të enjten (nesër) para Kuvendit të Kosovës për miratim.

Zbogar ka thënë se rezoluta , e cila është propozuar nga PDK-ja, gëzon mbështetjen edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, si dhe nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
“Ne duam që Kosova dhe Serbia të diskutojnë normalizimin e marrëdhënieve. BE-ja dhe përfaqësuesja e lartë Ashton janë në gatishmëri t’i ndihmojnë ato bisedime, sepse ky proces gëzon edhe mbështetjen e sekretares Clinton”, ka theksuar Zbogar gjatë vizitës në Lipjan, teksa është pritur nga kreu i kësaj Komune, Shukri Buja, transmeton KTV.
Vendimi për rezolutën pritet të prezantohet në Kuvendin e Kosovës, të enjten, ndërsa kërkon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lini një koment