Kalo te lënda

VV: Akuza qeverisë për keqpërdorim të fondeve publike

Ali Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e përkrah iniciativën e Vetëvendosjes për tw kërkuar transparencë qeveritare në lidhje me shpenzimin e fondeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ai tha se vitin e kaluar kemi bërë shumë auditime të financave publike, ku kemi vërejtur shumë shkelje të rënda. Sadriu tha se gjendja është alarmante. Sipas tij, ligji është i mirë, por ai nuk po respektohet.

Deputetja Alma Lama në fjalën e saj akuzoi partinë në pushtet, PDK-në për përdorimin e tenderëve publik për financimin e fushatës politike. Sipas saj, në këtë mënyrë, PDK-ja po blen pushtetin me tenderët publikë.

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se, pa u dënuar njerëzit qe kanë vjedhur, nuk ka gjasa teorike për të ndryshuar gjendja. “Çdo njëri që ka vjedhur duhet të shkoi në burg”, ka deklaruar Gjini.Ai tha se sot të gjithë po vjedhin, madje sipas tij edhe mediat dhe shoqëria civile.

Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje tha se, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ndaluar me urdhër të ministrit Bajram Rexhepi, për të hyrë në objektin qeveritar. “Policia nuk na ka lënë të hyjmë madje as në Kuvend”, tha ai.

Sipas Ymerit, qeveria po refuzon prapë të jetë në Kuvend. Ai ju drejtua disa ministrave që nuk janë kompetent të diskutojnë për shpenzimin e fondeve publike, duke ju thënë ju jeni kukulla, që e përmbushni fytyrën e qeverisë.

Ai tha se kryeministri e injoron këtë debat, sepse këtu duhet të debatohet për KEK-un, e në KEK shef ka qenë Njazi Thaçi, kushëri i kryeministrit. Sipas Ymerit, KEK-u dhe PTK janë dy kompani publike që janë dëmtuar më së shumti vitet e fundit. Ramiz Lladrovci, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se debati i sotëm është shumë tendencioz dhe i pamenduar mirë.

Ai tha se, parashtruesja e debatit (Alma Lama) është dashur njëherë të pyes anëtarët e Vetëvendosje se sa marrin tenderë të drejtpërdrejtë nga qeveria e Kosovës, e pastaj të thërras debat parlamentar.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci tha se parashtruesja e debatit, para se ta merrte këtë nismë, do duhej të pyeste se sa deputetë të saj marrin punë direkt ose indirekt nga buxheti publik. Debati për shpenzimin e fondeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, i kërkuar nga deputetja Lama, ishte pika e vetme në seancën e sotme./standardi.info

Lini një koment