U arrestuan 62 kundërshtues të privatizimit të Distribucionit (video)
(E plotësuar) Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar 62 aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, që po protestonin kundër privatizimit të Distribucionit të KEK-ut. Po sipas njoftimit të kësaj Lëvizjeje, në mesin e të arrestuarve janë edhe katër të lënduar.
Arrestohen kundërshtarët e privatizimit të Distribucionit (video)
Prishtinë, 17 tetor – 11:10 – Dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e tyre edhe deputetja Albana Gashi, janë arrestuar pasi janë përleshur me Policinë e Kosovës në hyrje të Qeverisë.
Aktivistët, raporton KTV-ja, ia mësynë Qeverisë dhe tentuan të hyjnë brenda për ta ndalur nënshkrimin e shitjes së Distribucionit të KEK-ut, por u ndaluan nga njësitë speciale të policisë.
Në krye të këtyre aktivistëve po qëndrojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes. Policia ka përdorur forcën dhe gazin lotsjellës për ta shpërndarë turmën.
Shpend Ahmeti ka thënë se Qeveria e Kosovës po e shet njërin nga asetet kryesore të KEK-ut vetëm për dy kilometra asfalt.
Protesta po vazhdon ende, ndërsa në krye të saj është lideri Albin Kurti.
Vetëvendosje ka njoftuar se policia nuk po i lejon të hyjnë as në ndërtesën e Kuvendit ku është paraparë të mbahet seanca plenare e radhës.
http://www.youtube.com/watch?v=4ouVSwyhe98&feature=player_embedded
http://www.youtube.com/watch?v=ppshXH6xOGU&feature=player_embedded#!