Selimi: Presim votat edhe nga LDK-ja
Deputeti i PDK-së Behar Selimi thotë se Partia Demokratike e Kosovës beson se projektrezoluta për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e propozuar ditë më parë nga kjo parti do të kalojë nesër në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Selimit PDK pret që këtë rezolutë ta votojë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Për “Epokën e Re” Selimi ka thënë se “Projektrezuluta manifeston gatishmërinë dhe unitetin institucional të vendit tonë”.
Nesër (e enjte) mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të hedhet për votim projektrezoluta për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë./Indeksonline/