Kalo te lënda

Protesta e VV, emrat e 62 të arrestuarve

(E plotësuar) Mbi 100 aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e të cilëve edhe disa nga deputetët e partisë, si dhe përfaqësues të sindikatave, e kanë rrethuar objektin e qeverisë duke kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes për privatizimin e Distribuconit për Furnizim me Energji elektrike.

Sipas njoftimeve që po vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, mësohet se ka disa të arrestuar, e në mesin e tyre është edhe deputetja e këtij subjekti politik, Albana Gashi.

Mësohet se deputetët e Vetëvendosjes janë ndaluar dhunshëm nga policia te dera e hyrjes.

Siç njofton kjo Lëvizje, truprojat dhe sigurimi i ndërtesës kanë pohuar se kanë urdhër që të mos lejojnë deputetët e Kuvendit të Republikës të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë.

“Përveç policëve dhe sigurimit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë të hyjnë në sallën ku është planifikuar të bëhet nënshkrimi i kontratës për shitjen e Distribucionit të KEK-ut edhe truprojat e kryeministrit Hashim Thaçi”, thuhet në një njoftim të kësaj Lëvizjeje.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, sipas Vetëvendosjes, ka ndërhyrë duke u hedhur sprej protestuesve dhe duke i arrestuar.

Ndërkaq, mësohet se tre protestues janë të lënduar, dy me duar të thyera dhe një me gjakderdhje në sy.

Raportohet se edhe Ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi ka dal në oborr të ndërtesës së Qeverisë dhe, siç njofton Vetëvendosje, “i ka bërë thirrje policisë që t’i largojnë protestuesit për një minutë”.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar gjithë sheshin deri te shkallët e “Teatrit Kombëtar”, duke mos i lënë as kalimtarët të kalojnë.

Deri më tani, siç njofton Lëvizja Vetëvendosje, Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsejtë 62 persona, aktivistë e deputetë të Vetëvendosjes, të cilët dolën për të protestuar kundër privatizimit të distribucionit të KEK-ut. /Zëri/

Ata janë:

1. Abdyl Gashi,

2. Abdyl Osmani,

3. Agron Kabashi,

4. Alban Krasniqi,

5. Ali Krasniqi,

6. Alisa Hasani,

7. Alket Zeqiri,

8. Anita Shabani,

9. Arben Emini,

10. Arbënor Dehari,

11. Arianit Sadiku (I lënduar),

12. Avdi Musa

13. Beskim Gashi,

14. Besnik Bytyqi,

15. Boiken Abazi,

16. Brikenë Ramabaja,

17. Dardan Molliqaj,

18. Daut Rama,

19. Deni Rakoci,

20. Denis Ibërdemaj,

21. Drenushë Xhemajli,

22. Drilon Ramabaja,

23. Durim Jashari,

24. Egzon Balaj,

25. Egzon Kongjeli,

26. Etleva Malushaj,

27. Flamur Pireva,

28. Flamur Shahini,

29. Florent Ramqaj,

30. Frashër Krasniqi,

31. Genitan Topalli,

32. Gentian Sala,

33. Gerolld Nikoliqi (I lënduar),

34. Gëzon Kastrati (I lënduar shumë në kokë dhe fytyrë),

35. Hysen Durmishi,

36. Ilir Metushi,

37. Ismet Dibrani,

38. Labinot Beqaj (I lënduar),

39. Leonora Sylejmani,

40. Lirim Gashi,

41. Luan Hoti,

42. Marigonë Drevinja,

43. Masar Shala,

44. Mentor Kabashi,

45. Muhamet Bytyqi,

46. Naim Jakaj,

47. Nol Nushi,

48. Pajtim Demaj,

49. Petrit Bajraktari,

50. Pleurat Thaçi,

51. Premton Ibërdemaj,

52. Qazim Jashari,

53. Rrahman Bislimi,

54. Shkodran Hoti,

55. Shpend Hasani,

56. Skënder Llugiqi,

57. Skënder Merturi,

58. Valon Hoti,

59. Veton Dragusha,

60. Xhelal Sveçla,

61. Xhevat Sefaj,

62. Zgjim Hyseni.

Lini një koment