Kalo te lënda

Policia nuk po i lejon deputetët të hyjnë në Kuvend(video)

(E plotësuar) Njësia Speciale e Policisë së Kosovës i nxori janshtë nga ndërtesa e Qeverisë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje!, e këta të fundit u nisën për të shkuar në Kuvendin e Republikës Kosovës ku do të mbahet seanca parlamentare por policia nuk po i lejon të futen as në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë një kronologjia protestës së sotme deri në këto momente.

10:50 – Trupërojat dhe sigurimi i ndërtesës pohojnë se kanë urdhër që të mos lejojnë deputetët e Kuvendit të Republikës të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë.

10:45 – Përvec policëve dhe sigurimit deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po i pengojnë të hyjnë në sallën ku është planifikuar të bëhet nënshkrimi i kontratës për shitjen e Distribucionit të KEK-ut edhe truprojat e kryeministrit Hashim Thaçi.

10:40 – Tre protestues janë të lënduar, dy me duar të thyera dhe një me gjakëderdhje në sy.

10:39 – Ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi ka dal në oborr të ndërtesës së Qeverisë dhe i bërë thirrje policisë që t’i larojnë protestuesit për një minut.

10:32 – Një pjesë e protestuesve janë brenda oborrit të ndërtesës së Qeverisë, kurse Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar gjithë sheshin deri te shkallët e Teatrit Kombëtar, duke mos i lënë as kalimtarët të kalojnë.

10:21 – Vazhdojnë arrestimet e dhunshme nga Njësia Speciale.

10:20 – Arrestohet deputetja Albana Gashi.

10:16 – Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët do të hynin në sallën ku është planifikuar të nënshkruhet kontrata (në ndërtesën e Qeverisë), janë ndaluar dhunshëm nga policia te dera e hyrjes.

10:10 – Në këto moment po ndërhynë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës duke u hedhur sprej protestuesve dhe duke i arrestuar.

10:09 – Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe përfaqësues të sindikatave janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar nënshkrimin e kontratës për privatizimin e distribucionit të KEK-ut.

—-

Sot në kohën kur vetëm qeveria e Kosovës përgatitej të nënshkruaj kontratën për të shitur Dsitribuciuonin e KEK-ut, aktivistë të Vetëvendosjes ia kanë mësyer Qeverisë , për të ndaluar nënshkrimin e kësaj kontrate.

Aktivistë të shumtë kanë kaluar rrethojat e Qeverisë duke tentuar të futen në brendësi të ndërtesës së Qeverisë. Ata janë ndaluar pas ndërhyrjes së Policisë ku disa prej tyre janë arrestuar. Policia po ashtu nuk ka nguruar të përdorë edhe gazin lotsjellës.

Shpend Ahmeti i cili po ashtu ka qenë i pranishëm në protestë, ka brohoritur duke ju lutur policisë që të lirojë rrugën aktivistëve.
“Marre duhet me ju ardh, çka po ju bëjnë aktivistëve”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/

http://www.youtube.com/watch?v=4ouVSwyhe98&feature=player_embedded

Lini një koment