Nishani: Kosova e pavarur, arritja e dytë e kombit shqiptar
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, vlerësoi se Kosova e pavarur ishte arritja e dytë e kombit shqiptar, që merr një kuptim të veçantë në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Këtë deklaratë kreu i shtetit shqiptar e bëri në aktivitetin ‘100 vite Pavarësi, marrëdhëniet Shqipëri-Austri’.
Nishani në këtë kontekst vlerësoi kontributin e Austrisë ndaj popullit shqiptar, ndërkohë që vuri në pah edhe rolin aktual si mbështetëse e integrimit të rajonit tonë në BE.
“Vendimi i komitetit norvegjez për t’i dhënë BE çmimin Nobel për Paqen është moment mirënjohje e kontributeve të të gjitha shteteve dhe instutivuoneve të BE në formimin e Evropës. Austria jo anëtare shumë e hershme mbetet e rëndësishme, pasi është një kontributore kryesore e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në familjen evropiane”, deklaroi Nishani.
Teksa vlerësoi marrëdhëniet historike mes dy vendeve tona, Nishani u shpreh se Shqipëria do të zhvillojë këto marrëdhënie. (Balkanweb)