Kalo te lënda

Molliqaj: Rexhepi rrugaç dhe urdhëroi rrugaçët

Privatizimi po bëhet në masa të dhunshme, dhe kjo po asocion me vitet e 90-ta, thotë Dardan Molliqaj, sekretar organizativ në Vetëvendosje.

Sipas Molliqajt sot aktivistët e VV janë mbledhur që të ndalojnë shitjen e distribucionit të KEK- ut dhe sipas tij ky ishte plani i tyre i vetëm.

“Kjo nuk është arritur sepse na kanë penguar Policia e Kosovës” tha Molliqaj. Ai në KTV ka theksuar se VV nuk ka dashur të sulmojë askënd, sepse as nuk kanë pasur asnjë mjetë për sulm me vete.

Molliqaj ka kujtuar se kontrata e shitjes nuk është bërë publike dhe se kosovarët nuk e dinë asgjë tjetër përveç çmimit të shitjes që është bërë publik.

Arrestimet e sotme Molliqaj i ka quajtur politike duke theksuar se veprimi i Ministrit Bajram Rexhepi ka qenë një veprim prej rrugaçi, që ka shtyrë disa rrugaçë për të na arrestuar.

66 aktivistët e arrestuar të VV-së janë dënuar me nga 450 euro ose 30 ditë burgim, por Molliqaj ka thënë se ata nuk do të paguajnë asnjë cent./Indeksonline/

Lini një koment