Kalo te lënda

Kurti:Thaçi ka nivel të ultë intelektual e njerëzor

Albin Kurti nuk dëshiron të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi pasi, sipas tij, ai ka nivel trishtues intelektual dhe kulturor.

Kurti,duke folur për emisionin “Rubikon” të KTV-së, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni mes subjektit të tij,  LDK-së dhe AAK-së. Ndërkohë që ka thënë se urgjentisht duhet bashkuar opozita për rrëzimin e kësaj qeverie. Kurti e ka quajtur të dëmshme dhe të paarsyeshme rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i PDK-së.

 

Nëse Vetëvendosje kur hyri në politikë ishte kundër çdo koalicioni me partitë që kishin qenë në pushtet, tashti ky subjekt politik ka ndryshuar mendje. Vetëvendosje  nuk  i përjashton LDK-në e as AAK-në, të cilat në fillim i quante parti të korruptuara për partner të mundshëm të koalicionit pas zgjedhjeve të ardhshme. Megjithatë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë në emisionin “Rubikon” të KTV-së, se fillimisht duhet një koordimin midis subjekteve opozitare për ta rrëzuar Qeverinë.

 

Por për Kurtin, në realizimin e këtij qëllimi problem paraqet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila sipas tij, po ndryshon vazhdimisht pozicion, karshi politikave të Qeverisë.  Madje, Kurti nuk ka përjashtuar bashkëpunimin edhe me njerëz të PDK-së, si Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.  Duke folur për politikat e dështuara të Qeverisë, Kurti ka thënë se kryeministri Thaçi ka nivel të ulët intelektual e kulturor.

 

E për rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i PDK-së, për normalizim të raportove midis Kosovës e Serbisë, Kurti ka theksuar se po veprohet gabimisht.  Ai e ka quajtur të pakuptimtë faktin se pse të kërkojë një gjë të tillë Kosova pasi që është vetë viktimë.

 

Kurti ka vlerësuar se mocioni i propozuar nga PDK-ja nuk duhet të miratohet në Kuvend. Ai, ka vlerësuar se Kuvendi ka miratuar më herët një mocion për kushtëzimin e bisedimeve me fatin e personave të pagjetur.

 

Ndërkohë, shpifjet e qëllimshme dhe fushatën kundër subjektit të tij, i ka quajtur raportimet e mediave se vrasësi i Xhemajl Mustafës është deputet i Vetëvendosjes.  Në “Rubikon”, Kurti ka folur edhe për jetën e tij private, ku ka treguar se ka të dashur norvegjeze dhe se tash e disa vjet jeton me të.

 

Lini një koment