Asselborn: Serbia do ta njohë Kosovën
Ministri i jashtëm i Luksemburgut ka thënë se është në interesin e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë marrëdhëniet mes veti.
Në kuadër të kësaj, Asselborn, ka thënë se është plotësisht i pranueshëm rekomandimi i Komisionit Evropian, që Serbia të respektojë integritetin territorial të Kosovës, transmeton “Novosti”.
“Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë dhe të jetë më përmbajtësor. Bisedimet janë mënyra e vetme që do të sjell deri te normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe stabilitetit të Rajonit, kurse jam i bindur se një ditë Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Asselborn./Telegrafi/
