Tregtimi me organe, EULEX nesër në Beograd
Shefi i ekipit special të EULEX-it për hetimin e tregtimit të organeve të njeriut në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, Clint Williamson, do të qëndrojë të mërkurën dhe të enjten në Beograd ku me zyrtarët do të bisedojë për tregtimin e organeve në Kosovë.
Sikurse është paralajmëruar ai ditën e parë do të takohet me kryeministrin, Ivica Daçiq kurse bisedimet me prokurorin për krime të luftës, Vladimir Vukçeviqin janë planifikuar për të enjten, raporton rtk.
Tema e bisedimeve të shefit të Ekipit special të EULEX-it me zyrtarët serb, do të jetë tregtimi me organet e njeriut, ndërsa theksi i veçantë do të vihet në dëshmitarin e mbrojtur, pjesën e dëshmisë së të cilit Prokuroria për krime të luftës e Serbisë e ka bërë publike, kah mesi i shtatorit, nëpërmjet një emisioni special në Radiotelevizionin e Serbisë./Indeksonline/