Kalo te lënda

Trajkoviq: Kosova gjithnjë e më larg Serbisë

Politikanët serbë drejt Kosovës kanë dërguar deklarata që nuk dihet se cila është më e fuqishme, por për këto 12 vite Kosova është gjithnjë e më larg nga Serbia, ka thënë Rada Trajkoviq, deputete e Listës unike serbe në Kuvendin e Kosovës.

Në një emision të B92, Rada Trajkoviq ka komentuar edhe deklaratën e presidentit serb Tomisllav Nikolliq se Serbia do të heqë dorë nga rruga evropiane nëse do të kushtëzohet me njohjen e Kosovës.

“Mendoj se është më shumë pazar i fortë sesa që Nikolliq qëndron prapa këtij formulimi. Kam përvojën që politikanët të dërgojnë deklarata, nuk e dini se cila është më e fuqishme, ndërsa për këto 12 vite Kosova është gjithnjë e më larg nga Serbia”, ka thënë Trajkoviq.

Ajo tha se po të ishte në vend të Nikolliqit do të dërgonte ekspertë në Gjermani për t’i pyetur ata që i kanë formuluar raportet ndërmjet Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, se në ç’mënyrë e kanë bërë këtë. /qik/

Lini një koment