Suspendohet Granit Berisha
Nga: Fatos Shala
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila, dje ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Agjencisë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) Granit Berishin.
Lajmin për shkarkimin e tij e ka marr sot Indeksonline nga burimet e veta brend MTI-së. Por, suspendimin e tij e kanë konfirmuar sot edhe vet zyrtarë të këtij institucioni.
Arta Istrefi këshilltare për media në MTI ka thënë se suspendimi i Berishës është bërë në bazë të ligjit. Por, ajo nuk ka treguar edhe arsyet pse ka ndodhur kjo.
“Granit Berisha është suspenduar në përputhje me procedurat që dalin nga ligji për shërbimin civil. Në kohën kur janë duke u zhvilluar procedurat, MTI nuk komenton për procesin dhe specifikat e tij”, ka thënë Istrefi për Indeksonline.
Indeksonline ka mësuar nga burimet e veta se Berisha është shkarkuar për shkak të performaces së dobët që ka treguar në punë, ngase siç thonë burimet ai nuk ka kryer punët që janë kërkuar në MTI.
Këto burime kanë treguar po ashtu se Berisha nuk e ka lëshuar zyrën e tij edhe qa lehët. Po si pas burimeve, ai ka protestuar kur i kanë thënë se duhet ta lëshoj zyrën. Ai ka dalë nga zyra vetëm pasi ka ndërhyrë ministrja Kusari Lila, ku sipas burimeve ajo ka thënë se nëse heziton Berisha, mund te thirrën edhe Policia e Kosovës për ndërhyrje.
Granit Berisha ishte emëruar ne detyrën e tij si drejtor në Agjencinë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme para rreth dy viteve. Në këtë detyrë Bsrishin e kishte sjell vetë ministrja Mimmoza Kusari-Lila, pasi kishte shkarkuar nga puna kryeshefin e më parshem, Naser Grajqevcin. /Indeksonline/.