Rrahet nga hajnat sa ishte ne gjumë
Dy persona të panjohur kanë hy mbrëmë në një shtëpi të fshatit Tërnavc të Skenderajt dhe e kanë rrahur pronarin derisa ai ishte në gjumë. Viktima është dërguar për mjekim në spital, ndërkohë njëri prej sulmuesve është arrestuar dhe po mbahet në polici.
Sipas policisë, e cila nuk jep shumë detaje për rastin, viktima pas marrjes së ndihmës së parë në emergjencën e Skenderajt është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.