Kalo te lënda

Rexhepi: Sundimi i ligjit në veri sfidë për institucionet

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi në takimin me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin gjerman Volker Halbauer, tha se sundimi i rendit dhe ligjit në pjesën veriore e vendit mbetet sfidë për institucionet e Kosovës.

Ministri Rexhepi theksoi rolin e rëndësishëm që ka KFOR-i në Kosovë, për të ofruar stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët dhe vlerësoi se misioni i KFOR-it është ndër misionet më të respektuara nga qytetarët e Kosovës.

Në njoftimin  e MPB-së thuhet se komandanti i KFOR-it, gjenerali Valker Halbauer, e përgëzoi ministrin Rexhepi për rezultatet e arritura, sidomos ato të Policisë së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe shprehu gatishmërinë e KFOR-it për të dhënë kontribut të vazhdueshëm në përmbushjen e mandatit për të ofruar një ambientit të sigurt në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Lini një koment