Kalo te lënda

Kurti: Mendoj që Asanaj nuk është vetëvrarë

(E plotësuar)Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ende mendon se i ndjeri Dino Asanaj nuk është vetëvra. Ai këtë mendim e mban edhe pse tani më, kanë dal raportet se Asanaj ka bërë vetëvrasje.

Kurti, ka kritikuar mënyrën e privatizimin në përgjithësi që ka ndodhur deri tani në Kosovë, dhe sipas tij njerëzit që e kanë ditur më së miri këtë proces tani nuk janë në Kosovë.

“Dy njerëzit që e dinë më së miri privatizimin në Kosovë, janë Dino Asanaj e Ahmet Shala. Njëri tani nën dhe, kurse tjetri ambasadorë në Japoni. Më larg s’kanë ku t’i qojnë!”, ka theksuar Kurti.

….

Lideri i Lëvizjes Vetëvendose Albin Kurti, në emisionin Rubikon në KTV ka thënë se nuk do ta takonte asnjëherë Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi pasi që kultura e tij është trishtuese.

“Nuk e di a do ta kisha takuar Kryeministrin Thaçi, pasi që niveli i tij intelektual edhe kulturor është pikëllues edhe trishtues”, ka thënë Kurti./Indeksonline/

Lini një koment