Kalo te lënda

Konsumatorët të pakënaqur me faturimin e ujit

Banorët e ndërtesave  kolektive nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës janë duke u ankuar me mënyrën   e  faturimit të ujit në ato ndërtesa ku nuk ka ujëmatës individual, por vetëm kolektiv. Zyrtarët e Ujësjellësit Prishtina kanë thënë për Telegrafin se aty ku nuk ka ujëmatës individual janë ata  kolektiv, ku pastaj shuam e shpenzuar e ujit u përpjesëtohet të gjithë banorëve të ndërtesës.

Zëdhënësja e Ujësjellësit Prishtina Arbrie Zogjani tha për Telegrafin se  faturimi ku ka ujëmatës behet në bazë të leximit të ujëmatësit, i cili bëhet, një herë në 2 apo 3 muaj. “Aty ku ka ujëmatës individual konsumatorët faturohen përmes tij ndërsa aty ku ka vetëm ujëmatës të përbashkët (ne banesa kolektive) konsumatorët faturohen në formë të barabartë për secilën familje, dhe ne prona ku nuk ka ujëmatës fare bëhet faturimi i paragjykuar (paushall) me 30 m3. E gjithë kjo forme faturimi është e rregulluar në baze te rregullores së Zyrës Rregulatore për Ujë dhe Mbeturina”, tha Zogjani.

Ajo ka treguar se secili konsumator i pa kënaqur me formën e faturimit përmes ujëmatësit te përbashkët, në mungesë të mundësisë që t’i pajisim të gjithë me ujëmatës mund të shohin mundësit teknike në banesat e tyre dhe nëse ato ekzistojnë t’i vendosin me vet financim dhe t’i lajmërojnë tek  Ujësjellësi Prishtina që ti fusin në program për t’i faturuar të ndarë nga të tjerët.

Ndryshe banor të lagjeve të ndryshme të Prishtinës kanë thënë se janë të pakënaqur me mënyrën e faturimit të ujit nëpër ndërtesa kolektive, pasi sipas tyre njësoj faturohet uji për banorët që kanë banesat vetëm një dhomshe, me ata që kanë më shumë anëtarë dhe  banesa më të mëdha.

Lini një koment