Karaxhiq: Meritoj shpërblim, jo gjykim
Ish lideri politik i serbëve të Bosnjës gjatë luftës, Radovan Karaxhiq, ka filluar sot mbrojtjen e tij në Tribunalin e Hagës, duke mohuar të gjitha akuzat për krime lufte kundër tij. Karaxhiq, që përballet me akuza për gjenocid në lidhje me masakrën e Srebrenicës, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë, ka thënë se në vend se të akuzohet, ai duhet të shpërblehet.
“Në vend se të më akuzoni se çfarë ka ndodhur gjatë luftës civile, duhet të më shpërbleni dhe ja pse- kam bërë gjithçka është e mundur, gjithka në fuqinë njerëzore, për ta shmangur luftën”, ka thënë Karaxhiq, transmeton REL.
Procesi gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Hagës ka filluar në vitin 2009.
Karaxhiqi është arrestuar në vitin 2008, 13 vjet pas ngritjes së aktakuzës së pare për orkestrimin e mizorive serbe gjatë luftës në periudhën 1992-95 në Bosnjë Hercegovinë.
I akuzuari Karaxhiq fillon mbrojtjen e tij
Ish lideri politik i serbëve të Bosnjës gjatë luftës, Radovan Karaxhiq, parashihet që sot do ta filloj mbrojtjen e tij ndaj akuzave për gjenocid dhe mizori të tjera në Gjykatën për Krime të Luftës në Hagë.
Radovan Karaxhiq, i akuzuar për gjenocid lidhur me masakrën e afro 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995, thotë se nuk është fajtor lidhur me akuzat.
Procesi gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Hagës ka filluar në vitin 2009, raporton Rel. Tashmë gjykata e ka hedhur poshtë një kërkesë të tij për proces të ri.
Karaxhiqi ishte arrestuar në vitin 2008, 13 vite prej se së pari ishte akuzuar për orkestrimin e mizorive serbe gjatë luftës në periudhën 1992-95 në Bosnjë Hercegovinë.