Kalo te lënda

Azilkërkuesit nga Serbia janë romë dhe shqiptarë

Kryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se numri më i madh i azilkërkuesve nga Serbia në vendet e BE-së janë të romë dhe shqiptarë. Ai theksoi se Serbia është e gatshëm të paguajë harxhimet e 10 mijë azilkërkuesve, sesa Evropa të kthejë regjimin e vizave.

“Bëhet fjalë për një numër më pak se 10.000 veta në tërë Evropën. Ne do t’i paguajmë harxhimet e tyre pasi kjo do të ishte një dëm më i vogël për Serbinë se sa të na kthejnë prapë vizat”, ka thënë Daçiq.

Daçiq ka theksuar se do të kërkojë nga vendet e BE-së të përfshira nga azilkërkuesit listat e personave, ndërsa ai ka theksuar se ndryshimi i rrethanave jetësore për këta qytetarë që braktisin vendlindjen është një proces i gjatë.

“Ti nxjerrim nga autobusi romët dhe shqiptarët, këtë nuk do të lejojë Bashkimi Evropian”, ka thënë Daçiq, duke komentuar lidhur me masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e këtij fluksi. /ina/

Lini një koment