Arrestohen tre të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me 15.10.2012 rreth orës 23:00, në rajonin e Ferizajt ka realizuar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Trafikim me qenie njerëzore’ dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.
Personat e arrestuar janë:
• H. S. i lindur me 1970, m/sh/kosovar
• H. A. i lindur me 1982, m/sh/kosovar
• G. C. i lindur me 1976, m/sh/kosovar
Pas identifikimit të viktimës së trafikimit femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, hetuesit policorë kanë zhvilluar hetime në pista të ndryshme të cilat kanë sjellë deri tek identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj /të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.