Albana Osmani prezantuese në Vip Shpija
Kanë mbetë vetëm edhe pak ditë nga koha kur do të startojë realiti programi kosovarë, Vip Shpija.
Ky do të jetë edicioni i tretë dhe duket se do të vërtetësojë shprehjen ‘E treta e vërteta’.
Kjo për faktin që dy edicionet e kaluara, ndonëse të mbushura me personazhe të famshme kosovare, nuk arritën të sjellin suksesin e nevojshëm.
Por këtë vit ka më shumë gjasa si pasojë e disa ndryshimeve. Fillimisht ky format do të transmetohet në platformën Digitalb dhe Ipko për dallim nga të kaluarat që janë transmetuar në Kujtesa. Kjo na bënë paksa optimist duke marrë parasysh suksesin e platformës së lartëpërmendur.
Por ajo çka më së shumti ja vlen të përmendet është ndërrimi i prezantuesëve të Vip Shpija. Derisa Vip 1 dhe 2 janë prezantuar nga Shuki tani do të prezantohen nga Albana Osmani, e cila lajmin e konfirmoi ditë më parë më parë në Facebook.