Kalo te lënda

Vullin: S’do t’i heqim institucionet nga Kosova

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Alleksander Vullin, ka deklaruar sot në Mitrovicë se Serbia nuk do të shpërbëjë institucionet e saj në Kosovë.

“Heqja e institucioneve serbe nuk është e mundur, jo vetëm pse një gjë e tillë është kundër Kushtetutës dhe ligjeve tona, por është edhe kundër nevojave të banorëve”, transmeton “Tanjug” deklaratën e Vullint.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Vulin i ka bërë këto komente pasi ka vizituar studentët e Universitetit të Prishtinës, me seli të përkohshme në Mitrovicë.

“Bota duhet të kuptojë se Serbia është në dispozicion këtu”, ka thënë Vullin.

Diplomatët evropianë i kanë kërkuar shtetit serb të heqë strukturat paralele nga Republika e Kosovës, si kusht për të avancuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian. /rel/

Lini një koment