Vetëm dy deputetë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi
Sipas 94.7% të votave të numëruara për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi,që u mbajtën dje, Koalicioni Mali i Zi Pozitiv – Milo Gjukanoviq ka fituar 45.6% të votave apo 39 mandate, Fronti Demokratik 23.8% apo 20 mandate, SNP 10.6% – 9 mandate, Mali i Zi Pozitiv 9.8% – 7 mandate.
Ndërsa partitë shqiptare në përbërjen e re te Parlamentit të Malit të Zi do të përfaqësohen me dy deputetë, nga partitë nacionale (pakicë) Partia Boshnjake ka fituar 4.5% apo 3 mandate, Iniciativa Qytetare Kroate 0.5% – 1 mandat, raporton Malësia.
Nga partitë/koalicionet shqiptare, e para renditet Forca për Bashkim (Forca – Genci Nimanbegu, Iniciativa Qytetare – Vasel Sinishtaj dhe Perspektiva) me 1.4% apo 1 mandat, kurse më pas Koalicioni Shqiptarë (PD – Fatmir Gjeka, ASh – Gjergj Camaj dhe LD në MZ – Mehmet Bardhi) me 1.1% apo 1 mandat.
UDSH-PPD – Mehmet Zenka me 0.9% sipas organizatave për monitorim, megjithëse është afër fitimit të mandatit do të mbetet jashtë parlamentit.
Aleanca Rinore e Shqiptarëve – Anton Lulgjuraj po ashtu nuk kaloi pragun, e cila fitoi vetëm 0.1% të votave.
Kuvendi i Malit të Zi ka 81 vende, prandaj Koalicioni i Milo Gjukanoviq nuk ka shumicën absolute. Për sigurimin e shumicës atyre ju nevojiten edhe 2 mandate, ku sipas burimeve jozyrtare partitë e pakicave do të jenë ato të cilët do të i bashkëngjitën në formimin e shumicës. Partia e Gjukanoviqit edhe në përbërjen kaluar kishte në koalicion Partinë Boshnjake dhe atë Kroate, por kësaj herë duket nuk do ta kenë UDSH-në.
Në përbërjen e kaluar parlamentare nga subjektet shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi ishin 4 deputet.