Kalo te lënda

Shpërthen granata, dëme në komunë dhe ATK

Një granatë dore ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm afër Kuvendit Komunal të Gjakovës, me ç’rast përveç dëmeve materiale që janë shkaktuar në objektin e komunës dhe të Administratës Tatimore të Kosovës, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Rreshter Xhevat Ibra, zëdhënës rajonal i policisë, ka bërë të ditur se, sot rreth orës 03:00 , policia është informuar se në rrugën “Nëna Terezë“ në Gjakovë, afër kuvendit komunal është hedhur një mjet shpërthyes.

Ai tha se menjëherë efektivët policor kanë dalë në vendin e incidentit për të vazhduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes. Nuk është raportuar për të arrestuar.

“Njësitet përkatëse të hetimeve, njësiti për dominimin e mjeteve shpërthyese kanë mbledhur prova dhe dëshmi dhe dyshohet se mjeti eksplodues është i tipit F1”, thotë rreshter Ibra, duke shtuar se, gjatë eksplodimit të këtij mjeti nuk ka pasur të lënduar dhe me që ishte në afërsi të kuvendit komunal ne ketë ndërtesë janë dëmtuar disa xhama. Po ashtu dëme te vogla materiale janë shkaktuar edhe në objektin e ATK-së.

Lidhur me rastin kanë filluar hetimet nga njësiti përkatës i Hetimeve Rajonale, është njoftuar edhe Prokurori Publik i çështjes dhe rasti do te procedohet në Prokurorin Publike të Qarkut.

Lini një koment