Peter Blomeyer, ambasador i ri gjerman në Kosovë
Peter Blomeyer do të jetë Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë. Për këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë miratimin e saj.
Ambasadori Blomeyer gjatë viteve 1999 – 2001 ka qenë Zëvendësambasador në Ambasadën e Gjermanisë në Tiranë, kurse së fundi ai ishte Ambasador i Gjermanisë në Republikën e Kongos, raporton RTK.
Diplomati gjerman, Peter Blomeyer pritet të arrijë në Kosovë të premten.