Kalo te lënda

Një tjetër ish i burgosur lë grevën, mbeten 7-të

TIRANE- Një tjetër ish i përndjekur politik ka lënë grevën dhe është dërguar me urgjencë në spital. Vllasi Koçi, 55 vjeç, nga Vlora,  i cili më parë kishte refuzuar ndihmën mjekësore, nuk ka mundur të vazhdojë më.

Edhe më parë gjatë ditës, Koçi kishte shfaqur probleme shëndetësore në zemër por nuk kishte pranuar të dilte nga greva. Pas daljes së tij tashmë mbeten në grevë 7 ish të burgosur politik.

Më herët gjatë ditës, në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Sali Berisha reagoi për grevën e urisë, duke e quajtur atë tërësisht politike dhe që menaxhohet nga një kriminel ordiner si, Skënder Tufa.

Greva e ish të përndjekurve politik është sot në ditën e 24-t, ndërsa gjendja shëndetësore e të mbeturve në grevë vazhdon e përkeqësohet.

Lini një koment