Kalo te lënda

Lindsay: Beogradi të zgjedhë – Evropa apo Kosova

Është më e qartë se asnjëherë më parë që Serbia në periudhën e ardhshme duhet të zgjedhë midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, thotë për gazetën “Danas” të Beogradit James Ker Linsday, hulumtues i politikës në Evropën Juglindore të Shkollës Londineze të Ekonomisë.

Lindsay thekson se kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq sidomos është i shqetësuar me dispozitën në raportin e Komisionit Evropian për progresin e Serbisë për integritetin territorial të Kosovës, sepse kohë më parë ka deklaruar se ndarja e Kosovës është zgjidhja më e mirë.

Sipas fjalëve të tij, qëndrimi për integritetin territorial të Kosovës i bashkon të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

“Vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës e konsiderojnë integritetin territorial çelës për stabilitetin e Ballkanit, sidomos Qiproja, e cila aktualisht në BE është kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës, druajnë se ndonjë formë e ndarjes ndoshta mund të konsiderohet si precedent për zgjidhjen e konflikteve të tjera secesioniste, përfshirë edhe konfliktin e tyre”, shpjegon Lindsay, raporton “Zëri”.

Vetvetiu, Lindsay konsideron se ndarja e Kosovës është rezultat i cili gjithnjë e më vështirë mund të parashihet. Ai thotë se Kosova është prioritet kyç, i cili do të formësojë raportet e Serbisë me BE-në, duke shtuar se “nuk ekziston shansi që Serbia tani mund të shmangë këtë fakt të pakëndshëm”.

Lini një koment