Kthimi në listën e zezë të Shengenit të vendeve të Ballkanit, pa ndikim për Kosovën
Shtetet e Ballkanit Perëndimor që gëzojnë lëvizjën pa viza në vendet evropiane rrezikojnë që sërish të kthehen ne të ashtuquajturën listën e zezë të Shengenit për shkak të abuzimeve që i bëjnë qytetarët e këtyre vendeve duke shfrytëzuar udhëtimet pa viza për të kërkuar azil në Evropë.
Komisioni Evrppian ka tërhequr vëretjen se është shumë i brengosur me valën e rritjes së azilkërkuesve dhe paralajmëmon se shtetet e rajonit mund të ballafaqohen me pasoja serioze pasi që javën që vjen do diskutohet vendosja e mekanizmit i cili munëdsohen kthimin e regjimit të vizave për raste kur ka probleme serioze.
Michele Cerkone, Zëdhënësi i Komisares për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom, ka konfirmuar se letër kanë bërë 6 ministra të brendshëm nga vendet e BE-së: Gjermania, Belgjika, Holanda, Lukesmburgu, Franca dhe Austria duke kërkuar se çështja mekanizmit për rivendosjen e vizave të diskutohet në takimin e 25 tetorit.
Gjashtë ministrat që kanë nënshkruar letrën kërkojnë që miratimi për këtë mekanizëm të bëhet deri në fund të këtij viti.
Michele Cerkone ka precizuar se në rast se kërkesa e gjashtë ministrave konsiderohet e arsyeshme atëherë, Komisioni Evropian ka të drejtë që të propozojë me urgjencë suspendimin e shengenit të bardhë për shtete individuale dhe ky propizim mund të miratohet me votat e shumicës së thjeshtë. Andaj, Cerkone i bëri apel vendeve të Ballkanit Perendimor që të ndërmerren masat në mënyrë që mos të vie deri te kthimi i regjimit të vizave.
Ndonëse Komisioni Evropian nuk dëshiron të identifikojë shtete individuale, megjithatë Serbia dhe Maqedonia konsiderohen si vendet e që do mund të ballfaqohen me pasojat e keqpërdorimeve të qytetarëve të tyre.
Micele Cerkone thotë se situata e krijuar nuk do ketë ndikim negativ në dialogun për vizat që po zhvillohet me Kosovën. Sipas tij, procesi me Prishtinën zyrtare sapo ka filluar dhe të gjitha rrethanat rënduese në lidhje me vendet tjera tashmë janë përfshirë në proces në mënyrë që të ndërmerren masat adekuate me kohë, me të cilat do të parandaloheshin keqpërdorimet e mundshme.