Ishte më shumë se sa një dolli Thaçi – Haradinaj
Një fotografi duke ngre dolli e kryeministrit Hashim Thaçi me Daut Haradinajn u bë shumë e famshme.
Nga medie dhe në forume nëpër rrjetet sociale, e sidomos ato të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) e komentuan këtë si një “shenjë e madhe” para koalicionit PDK- AAK.
Indeksonline ka raportuar që këtë e mohoi menjëherë pas publikimit të fotografisë zëdhënësi i AAK-së. Mundësinë e këtij koalicioni e kanë mohuar edhe zyrtarë të tjerë të AAK-së së Ramush Haradinajt.
Indeksonline ka siguruar disa foto ekskluzive nga vizita e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, Presidentes Atifte Jahjaga, Kryeministrit Hashim Thaçi e zyrtarëve të lartë shtetëror kosovarë e shqiptarë në kullën e familjes Haradinaj.
Nga këto foto del që kjo vizitë e nivelit të lartë shtetëror në familjen Haradinaj ka qenë më shumë se një dolli mes Thaçit e Haradinajt./Indeksonline/
