Kalo te lënda

Vulin: Në Pejë jam, ejani më arrestoni!?

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, mori pjesë sot në hapjen e zyrave të Këshillit për Kosovë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe. Siç thuhet në kumtesën e kabinetit të tij, ai është në Pejë, “përkundër urdhrave për arrestimin që ia bëjnë institucionet e përkohshme në Kosovë”.

“Pavarësisht nga kërcënimet e përditshme që vijnë nga Prishtina rreth arrestimit tim, unë kam qenë gjithmonë pran popullit tim në Kosovë, e kështu do të jetë edhe në të ardhmen. I porosis serbët që jetojnë në Kosovë të mos bien pre e provokimeve, që mund t’ju sjellin të këqija”, ka thënë Vulin, transmeton “Pravda”.

“Shtet do të bëjë gjithçka për të përmirësuar jetën e bashkësive serbe në krahinën jugore të Serbisë”, ka thënë Vulin, i cili ka vizituar Patriarkanën e Pejës.

Lini një koment