Kalo te lënda

Rita Ora: Përfundimisht, kurrë nuk do zhvishem për publikun

Zurich, 14 tetor –  Ylli i ri shqiptaro-britanik, Rita Ora nuk e ka shumë në qejf veten. Ose, së paku jo të gjitha pjesët e trupit. Kështu, ajo thotë se urren të pasmet e saj, ndërkohë që konsideron se gjoksin e ka OK.

Për lidhjen me Rob Kardashian, vëllanë e Kim Kardashianit, ajo thotë se është vetëm lidhje miqësore dhe asgjë më tepër. “Por, te meshkujt ngrihen lart hormonet posa të shohin pak lëkurë të zbuluar. Kështu ndoshta ka ndodhur edhe me Robin. Edhe ai është vetëm mashkull”.

Ndërsa për tipin e mashkullit që e parapëlqen, Rita thotë: “Nëse ai më bën të qesh, nuk ka problem edhe po qe i trashë dhe pa flokë”.

Ajo thotë më tutje se e nderon krahasimi me Rihanan, por që mendon se i duhet edhe shumë për t`u bërë e barabartë me të. “Megjithatë, nuk dëshiroj të jem klon i Rihanas”, këmbëngul Rita, që është sensacion i skenës muzikore të vitit të fundit.

Ndërsa për këngëtaren Beyonce, e cila është dhe gruaja e “shefit” të Rita Orës, Jay Z., thotë se e konsideron si motër të madhe.

Ajo përkufizon edhe raportet e saj me meshkujt, tash kur është bërë person publik. “Aktualisht nuk do të mundja të kem një lidhje korrekte, nuk do të kisha kohë për partnerin tim. Për këtë arsye edhe jam ndarë nga ish partneri, posa e kam bërë hitin e parë”, thotë Rita Ora për gazetën zvicerane Blick, transmeton portali Albinfo.

Ajo që nuk do ta bënte kurrë Rita është të zhvishet për publik. “Kjo përfundimisht nuk do të ndodhë kurrë. Me gjithë faktin se unë koketoj me kënaqësi me seksualitetin tim”.

Rita flet edhe për familjen e saj. Duke folur për tatuazhet e saj, thotë se e ka mirëkuptimin e duhur nga prindërit. Babai ka disa pube në Londër. ndërsa nëna është psikiatre.

Ndërsa lidhur me vizitën e saj të parafundit në Zvicër, kur ajo kishte dhënë koncert edhe në një diskotekë shqiptare shprehet: “Nuk e kisha ditur se komuniteti shqiptar këtu është kaq i madh. Kur u ngjita në skenë, njerëzit filluan të klithnin aq sa unë pothuaj ia plasa vajit. Aty mund të ndjehej se njerëzit janë jashtëzakonisht krenarë me mua. Krenarë që një kosovare ia ka dalë të bëhet e famshme përmes muzikës”.

Lini një koment