Rezervat e shtetit, grumbullohen së shpejti
Gruri, ilaçet dhe batanijet pritet të jenë disa nga prodhimet që do të vendosen në depo ku parashihen të ruhen rezervat e para të shtetit të Kosovës.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë pret që brenda këtij muaji të nis mbledhjen e rezervave të para shtetërore.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu thotë se ka kërkuar që rezervat e tilla të mblidhen qtshë para 6 vjetësh por sipas tij deri më tani ka munguar vullneti për një hapë të tillë.