Kalo te lënda

Osmani: Isa s’është djathtist

Isa Mustafa nuk është djathtist sepse trashëgimia e tij politike ishte armike e së djathtës shqiptare, ka thënë për “Epokën e re” Rexhep Osmani, ish-ministër i LDK-së.

Njëri nga ish-zyrtarët e lartë e LDK-së që ka mbajtur ka drejtuar edhe Ministrinë e Arsimit në qeverinë e koalicionit LDK-AAK, Rexhep Osmani nuk sheh kurrfarë orientimit djathtist të liderit të partisë më të madhe opozitare.
“Trashëgimia e tij politike shumëvjeçare, mishërimi i tij shpirtëror me një ideologji që ishte armike e së djathtës shqiptare dhe betimet  e tij solemne të shpeshta me rastin e marrjes së gradave në poste të larta politike në institucione komuniste janë arsyet që ai nuk u anëtarësua asnjëherë në LDK së cilës po i prinë sot”, ka thënë Osmani, në një intervistë që botohet të hënën në gazetën “Epoka e re”.
Siaps tij, Isa Mustafa është shndërruar promotor për margjinalizimin e fuqisë politike të LDK-së që e ka pasur dikur por që mund ta ketë përsëri nëse nuk e ka Mustafën kryetar.
Rexhep Osmani ka qenë një sfiduesit e Isa Mustafës në garën për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet e fundit lokale.

Lini një koment