Ky është banditi qe masakroi 18-vjeçaren Ajshe Vata (Foto)
Zbardhet ngjarja tragjike e katër ditëve më parë ku Ajshe Vata, 11 javëshe shtatzënë u gjet e vrarë 500 metra larg banesës së saj me kokën e prerë. Autori i kësaj masakre është arrestuar nga policia e Durrësit, dhe është 80 – vjeçari Shaban Norja, i cili jo vetëm ka pranuar se është autori i krimit por edhe që ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën.
Ky fakt vjen i vërtetuar edhe pas ekspertizës mjeko-ligjore sipas së cilës, 80-vjeçari ka dalë babai i foshnjës. Sipas policisë, autori ka pranuar vrasjen dhe pasi është marrë në pyetje ka treguar edhe vendin se ku kishte fshehur kokën e 18-vjeçares, Ajshe Vata. Gjithashtu, është gjetur thika me të cilët autori ka kryer krimin dhe bluza e spërkatur me gjakun e 18-vjeçares që ai ka pasur veshur gjatë momentin të vrasjes. 80-vjeçari Shaban Norja ka thënë në polici se e ka pasur të dashur 18-vjeçaren Ajshe Vata dhe se grindja sipas tij, ka ardhur për shkak të fëmijës. Ai tregon se i ka prerë kokën për të humbur gjurmët dhe që Ajshe të mos njihej e të rezultonte e humbur.
Deklarata e policisë
Në vijimësi të punës intensive të ndërmarrë ditët e fundit nga gjithë efektivi i Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës, i angazhuar në drejtim të hetimit të ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Xhafzotaj të Durrësit më datë 11 tetor 2012 ku mbeti e vrarë shtetasja 18-vjeçare Ajshe Vata; hetim i cili u zhvillua nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës në bashkëpunim të ngushtë edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, ditën e sotme u konkludua me zbardhjen e kësaj ngjarje. Per dokumentimin e plote te kesaj ngjarje te rende nga ana e efektivave te policise eshte bere nje pune shume intesive, mjaft profesionale, duke dokumentuar cdo detaj te skemes se ketij krimi shume te rende
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera u arrit të identifikohet autori i ngjarjes në fjalë, të bëhet dokumentimi me prova të pakontestueshme shkencore i kësaj ngjarje si të gjendet pjesa e mbetur nga trupi i viktimës, koka e saj. U identifikua si autor i ngjarjes shtetasi 80-vjecar, Shaban Selim Norja, banues në lagjen Partizani Komuna Xhafzotaj, person i denuar më parë me 9 vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë.
U arrit të dokumentohet se ky shtetas, gjatë mesnatës së datës 11 tetor, në një parcelë të mbjellë me misër në afërsi të banesës së viktimës, ka kryer ekzekutimin e saj; dyshuar paraprakisht me armë zjarri , pistoletë dhe më pas ka gjymtuar duke i prerë kokën viktimës me një mjet prerës. Nga kërkimet e kryera gjatë veprimeve hetimore u arrit të gjendet koka e viktimës, të cilën autori i kishte fshehur në afërsi të vendit të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një krim pasioni të kryer për motive të dobëta nga shtetasi Shaban Norja. Për saktësimin e gjithë rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes po vijon kryerja e veprimeve të mëtejshme proceduriale. Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoleta dhe mjeti prerës me të cilët është realizuar vepra. Në kuadër të hetimit janë shoqëruar e pyetur në ambientet tona 60 shtetas për grumbullimin e të dhënave në interes të hetimit. Shtetasi Shaban Norja akuzohet për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese (ndaj personit shtatzënë) dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta./standardi.info