Intervistë me veprimtarin e publicistin nga Nëngurra e Istogut
Intervistë me veprimtarin e publicistin nga Nëngurra e Istogut, dhe njiherit këshilltarin komunal ne qytetin e Sarpsborg-ut të Norvegjise Z. Selim Nengurra ( ish Hasanaj ).Nga Xhevat Rexhaj Selim Nengurra njifet shume edhe për shkrimet e tija të shumta që mbesin mjaftë të lexuara dhe të qëlluara në shumë portale shqiptare, njiherit Z. Nengurra
ka të shkruar edhe nje libër me dëshmi dhe fakte për fshatin e tij të lindjes , Nengurren ( ish Lubozhda ) dhe më gjerë për Istogun si dhe ka në përgatitje libra të tjerë.
Pytje: Z. Nengurra, na flisni pak shkurt rreth të kaluares tuaj si i ri në Kosovë ? Selim Nengurra:
Po unë kam lind me 20 korrik 1955, vit ky i krizës së bukës në Dardaninë tonë të asaj kohe dhe i represionit gjenocidal të pushtetit jugosllav, represion ky antishqiptarë deri në shfarosjen e ti që ishte elaborue ma heret nga intelektual e akademik fashist serb si Vasa Çubrilloviq dhe Ivo Andriq e të cilin me perpikni këto vite e zbatonte Sekretari Federativ i Punve të Mbrendshme dhe njiherit njeriu i dytë në hierarkinë shtetnore pas Titos në Jugosllavi,
Aleksander Rankoviq.Pra linda në nji kohë krize dhe zije, dhe linda në nji familje tmerrësishtë të varfer. Gjyshja ime Hyla u gëzue shumë per lindjen time dhe më pagëzojë SELIM sepse asaj në vitin 1928 vëllau i Vojvodës serb Kosta Simiq-Peçanac , Blagoje Simiq i kishte helmue djalin 9 vjeç Selimin , i kishte dhan nji kalanicë me pshesh me kos me pretekstin se ai nuk ka kos dhe ndoshta i hahet ndërsa me porosinë e vëllaut çetnik Kosta Peçancit dhe me shpirtin e vet katil në atë pershesh fut pak helm, dhe pas dy orve që femiu e han fillon të vjell dhe vdes. Nga kjo dhimbje gjyshja ime vajtoi tanë jetën dhe kur linda unë per te u bana Selimi i saj. Derisa ka vdek unë e kam thirrë ate NANË, dhe ajo asht perkujdes per gjithçka per mue. Ky edhe ka qen fati im sepse gjyshja ishte malësore e fisit Muriq të Rugovës, e lindun në Llaz të Rozhajës dhe ajo mbante mend ngjarjet dhe historinë tonë të dhimshme si dhe heroizmat e burrave shqiptarë në perpjekjet e tyne me pushtuesit serbo-malazez. Mi tregonte ato histori, më mësonte kangë e thesaret tjera popullore sepse dinte me qindra kangë të ndryshme sado që ishte analfabete. U rrita në gjiun e kësaj plake të mirë dhe pata fatin ta kam pas gjyshe. Më vjen keq që vëllaznit e mi nuk e kan perjetue gjyshen.
Unë shkollimit ja fillova në moshën 7 vjeçare dhe kur shkova në shkollë e dija tabelen e shumzimit
që ma kishte mësue Gjyshja dhe Nana. Shkronjat e alfabetit i dija sepse mi kishte mësue Baba.
Kështu që nga dita e parë e shkollës rash në sy te mesuesit si nxanës i mirë dhe tanë shkollimin tim
e kreva me suksese të shkelqyeshme. Për këtë mesuesit e mi më kan mbajt mend
dhe ata që ende jetojnë kur më takojnë më perqafojnë me mall dhe ma perkujtojnë kohen kur isha nxanës i tyne. Pyetje:Z. Nengurra, si i perjetuat ju te gjitha ato ngjarje që prej demonstrative te viteve 19881- 1989 , dhe ngjarjet që pasuan gjerësa ju ishit ne Kosovë? Selim Nengurra: Z. Xhevat, kur demostrata e vitit 1981 filluen unë isha në sherbim ushtarak në Zagreb, isha ushtar i Kapitenit të Kl. të Parë z. Ahmet Krasniqi. Unë shkaku i varfnisë u detyrova ta la shkollimin në gjimnaz pa e mbarue vitin e tretë dhe shkova e u punsova si puntor krahu në Lublanë të Sllovenisë. Atje punoja mesatarisht nga 16 orë në ditë sepse duheshin paratë per ti mbajt familjen, prindit dhe vëllaznit e motrat. Me mund të madh atje pata mbarue me korrespondencë shkollen e mesme e ma vonë edhe atë të Lartë, por të këthehem te pyetja e juej, isha pra ushtar dhe kur demostratat filluen neve shqiptarve që kishim qen në sherbim ushtarak na tubuen dhe na mbajten informata se çka ka ndodhë në Kosovë. Shajshin e kercnojshin sa mujshin eproret e Armatës jugosllave. Isha ushtarë i ri, gjuhen e zotnoja per mrekulli dhe pasi ata kerkonin mendimet tona
unë mora fjalen dhe pata mbajt nji fjalim aty, sa disa nga shqiptarët që ishin pran meje u stepen nga frika.
Unë aty para eprorve; Kolonel Filip Koteli, Kapiten i Kl. Parë. Lubiq Zhelko dhe Flamurtarit Poshkoviq që nuk më kujtohet emni tash, pata thanë se ato protesta janë të arsyeshme, mora veten time shembull se si jam detyrue ta nderpres shkollimin dhe të iku në Slloveni të punojë per bukë goje. Nuk trajtohemi si shtetas të barabartë neve shqiptaret dhe asht normal se ka tash revolta. Unë dija pse dhe cka kishte fillue atje ama e lidha me padrejtësitë dhe dallimet që na bahen.Me 30 Prill 1981 pata ardh në nji pushim të shkurt 6 ditor dhe diten kur filluen protestat në Istog unë u befasova sepse nuk dija asgja ma parë per to. Isha së bashku me nusen time e cila ishte shtatzanë me femun tonë të parë dhe mezi ecte. Unë kisha shtue pak në peshë dhe asnji nga rrobat që kisha lan në shtëpi nuk më binin andaj isha me uniformë ushtari. Bana turr të futem në masen e demostruesve dhe e ngreha nusen time perdore që të futemi bashk, por Postkomandanti i Policisë së Istogut z. Qerim Demaj, që kishte pas qellue afer më kap per krahu dhe më thotë, po ku po don ti me uniformë, ik se të mbysin demostruesist se mendojnë se je fut aty per qellime tjera. Kjo më ndali dhe mbeta me lotë per faqe tue i shique se si shkojnë demostruesit dhe se si perpjekej Qerim Demaj ta ketë situaten në kontrollë e mos ti lejojë të futen per intervenim forcat e njisive speciale federative që ishin dislokue në Gurrakoc. Pyetje: Z. Nengurra, ne vitin 81 ne Istog ishin te instaluara njësitë speciale kryesishte nga Bosnja, boshnjak dhe serbe, si silleshin ata ndaj qytetarise istogase sepse istogasit i mbajne mende sidomos policët boshnjak si shumë brutal ndaj ne shqiptareve.. Selim Nengurra:
Unë gjithmonë kisha kontakte me njerzit që thuhej e edhe sot flitet se ishin kupolla e ngjarjve të asja kohe. Serbet e Nengurres ( ish Lubozhdës) me¨kishin halë në sy. Pra sikur e thash ma naltë, unë isha ushtar nga 06 janari 1981 deri me 28 tetor 1982 ( sherbimi plus 8 muej paraburgim në ushtri, dhe sikur mos të ishte Ahmet Krasniqi do merrja me vite burg atje ), pra se si janë sjellë forcat e policisë federative apo sikur u thoshin NJISITË SPECIALE TË POLICISË FEDERATIVE në këto vite nuk e di por di të flas, pasi kreva sherbimin ushtarak dhe vendosa që djali
im Petriti mos të rritet askund tjetër pos në vendlindjen e ti dhe pergjithmonë i thash lamtumirë Sllovenisë. U punsova me ndihmen e dajës së vjehrrit tim që ishte Drejtor në posten e Pejës, z. Selim Kamberaj dhe vendi im i punës ishte ROJE NATE E POSTËS SË ISTOGUT. Aty kam punue nga 31 dhjetori i vitit 1983 deri me 30 mars 1989 kur më larguen nga puna dhe më shpallen anmik të sistemit shtenor. Policia e Istogut të gjithë silleshin mirë, ata vinin naten dhe kerkonin të futen mbrenda në atë baraken e vogël që ishte para poste, nxeheshin pak , i gostitsha me ndonji kafe dhe delnin në punët e tyne. Bile nuk mbaj mend që dikush nga ta të mëket provokue me asnji fjalë, pos nji rasti që tash nuk do e permend. Mirpo diku në fillim të vitit 1986 situata pershkallzojë dhe tash u fut ora policore nga ora 20.00 deri në 08.00 të mengjesit. Specialcat federativ nuk vinin të nxehen as të pijnë kafe ama ata na kontrollonin shpesh, unë dhe roja e RADUSHÊS kishim telashe me ta per natë të Zotit. Nji e tham publikisht se ata ndrroheshin çdo tre muej dhe vinin me radhë nga të gjitha republikat dhe krahinat njisi federative të asaj kohe. Të gjithë silleshin ashper , por ma të ashprit, ma të paftyret dhe ma mizoret ishin njisitët e boshnjakve musliman të Bosnes dhe Hercegovinës. Kam pa me syt e mi se si ua shkelshin Plisat katundarve në treg, se si i shajshin dhe se si i rrafnin. Këta ishin shumë , larg shumë ma të ligj se serbet.
Pytje: Z. Nengurra, tani te kalojme ne temen rreth emigrimit tuaj për ne Suedi, dhe më pastaj në Norvegji? Si ishte mergata e jonë shqiptare atje ato vite? Selim Nengurra:
Mue më larguen nga puna dhe më shpallen anmik, seperatist e irredentist shkaku i debateve per ndrrimin e Amandamenteve Kushtetuese të Kosovës. Derisa isha roje nate në postë, unë pata regjistrue Fakultetin Juridik dhe kisha kohë të mjaftueshme të lexojë e pregadis provimet. Kështu që merrja vesh bukur mirë qashtjen kushtetuese. I ndjeri dhe i madhi Shaban Mani na mësonte se si të mborjmë ato amandamente dhe se si ta ruejm veten tonë. Unë , i dola krah ato ditë Shabanit dhe kjo u ba shkak të më largojnë nga puna, dhe veç kësaj mu dha edhe denimi mu dha sepse duhej çdo mengjes në ora 08.00 të lajmrohem në policinë e Istogut te Udbashet Istref Sadikaj ose Tomisllav Baboviq. Nja dy muej durova këto tortura dhe ma në fund vendosa të iku në prendim. Me ndihmen e z. Nazim Shatri erdha vetem në Suedi me 18 maj 1989. Juve bani pyetjen se si ishte mergata e jonë, çka tju them pos se ajo ishte e mjerueshme, injorantet shiteshin patriot, të gjithë ishin kunder të gjithve dhe të gjithë per njani tjetrin ishin shpiuna të UDB-së. Në Suedi kryesishtë dominojshin Marksist Leninist, e organizma fantom të tjer enverist , në
Malmø ishte nji shoqatë ku zhvilloheshin pak aktivitete kombtare, kishte disa kangëtarë dhe ata vizitoni strehimoret e refugjatve me çrast edhe banin propaganda të tmerrshme kunder njani tjetrit. Krahu i djathtë ata që veten e quejshin antar të Legalitetit, të NDSH-së et,j ishte teper i heshtun sepse kerrcnohej sheshit edhe me jeten nga krahu i majtë që ishin shumë dhe silleshin si kapadai, a në anen tjeter ata ishin hajnat dhe kriminelet ma të paskrupullt në Suedi. Unë në Suedi ndejta 1 vit e gjysem. Pas 6 muajve që shkova atje arrita ta terhjek edhe nusen me femijet dhe mund të them se deri me formimin e LDK-së në Prishtinë , në Suedi nuk kishte asgja konkrete, kishte individ të ndershem dhe që kishin dhan shumë per senzibilizimin e qashtjes shqiptare në Gadishullin Ilirk ( Ballkan ) ama jo ndonji organizim i masës. Kur u formue LDK-ja unë isha në qytetin ma verior të Suedisë, në KIRUNA. Aty ndegjova lajmin permes radios dhe mejnjihere kontaktova disa njerz që njifsha nga vet krijuesit e LDK-së në Prishtinë u kerkova Statutin dhe Programin e LDK-së dhe mora iniciativen që edhe në Suedi të hapet Dega e saj. Njeriu i parë që kontaktova ishte profesori i jonë Muhamet Shatri, unë me te kisha pas nji perplasje ma heret shkaku i manipulimit të z. Shatri me azilkerkuesit shqiptarë në nji grevë
derisa ishim në strehimoren e refugjatve NORFALSVIKEN afer qytetit Kramfors, por meqense mendoja se të formohet Dega e LDK-së asht qashtje madhore e kombtare, kontaktova Profesorin Muhamet Shatri me telefon dhe i tregova per iden time, i thash se e kam STATUTIN dhe Porgramin , ndersa ai ma nderpreu shkurt; mos ma permend emnin kund, UDB-ja percjell gjithçka, unë kam vëllaznit e punsuem atje në Kosovë dhe nuk due me ma pa sherrin ata. Nuk due të mirrem me asgja. Kam kontaktue me shumë njerëz dhe ma vonë mësova se kishte pas edhe të tjerë që kishin pas marr po si unë këto angazhime dhe ma në fund u formue Dega, por per qudi kryetar i saj u zgjodh Muhamet Shatri. Pyetje:
Z. Nengurra, ju edhe vet ishit shumë aktiv aso kohe, edhe di se i tillë je edhe sot, sa energji ka kushtue diç e tille.? Selim Nengurra:
Me 28 Nandor 1990 kam kalue nga Kiruna e Suedisë në Norvegji në qytetin Narvik poashtu në veri të Norvegjisë. Aty kishte nji strehimore refugjatësh dhe shqiptaret kishin të vetmin aktivitet hajninë, me shkue në diskoteka dhe me u marr ma amoralitete.
Nuk kishte asgja. Pas nji qendrimi shtatë mujor në Nravik kerkova të na shperngulin diku në jug sepse ajo klimë aty ndikoj
shumë në shendetin e bashkshortes time. Na derguen në qytetin Hamar.
Aty kam jetue 4 vite. Aty kam pa tmerrin se si dhe çfar ishim neve shqiptarët. Per ditë të zotit jam turpnue pse isha edhe unë shqiptarë aty në mesin e asja lukunie idiote.
Nuk ka pas asnji organizim asnji gja. Unë harrova ta cek se kisha nji biografi nga koha e qendrimit tim në Suedi si veprimtar, sepse atje isha ndër të paret që pata shtrue qashtjen e Degës së LDK-së në atë shte., Në qytetin KIRUNA ku jetonin diku 130 shqiptarë unë pata formue Nendegen e LDK-së dhe u zgjodha Kryetar i saj, pas pak formova edhe Shoqaten Kulturore Shqiptare që e pagëzuem me emnin DURIMI dhe edhe aty isha i zgjedhun si njeriu i parë i sajë, andaj këto lajme per mue dhe personalitetin tim kishin ardh para meje në Norvegji. Kur erdha në Hamar aty gjeta edhe dy intelektual të tjerë nji mjek dhe nji Magjistër të Psikologjisë dhe i luta të formojmë diçka të mos jetojmë ashtu të pa organizuem. Me ndihmen e tyne në fillim arritem të formojmë këshillin per grumbullimin e ndihmave që i dergonim në vendlindje permes aktivistve të ndryshem që ishin në Oslo. Ky angazhim u quejt FAMILJA NDIHMON FAMILJEN. Unë isha kryetar i këti këshilli jo vetem per qytetin Hamar, por per krejt Regjionin HEDMARK të Norvegjisë. Percillja dhe kontrolloja arkatarin dhe kujdesësha që parat e mbledhuna të shkojnë aty ku duhej. Kam sot dhe i ruje dokumentacione per këtë. Ky aktivitet i imi ndikojë që pas pak në Oslo të formohet Dega e LDK-së. Unë kisha ftesen të jem pjesë e kësaj kryesie , por shkaku se isha pa status të zgjedhun në Norvegji, nuk doja të marr mbi veti asnji post, unë angazhohesha pa nderpre natë e ditë, por pa pas asnji post, pos se edhe në Hamar formova Nendegen e LDK-së dhe aty isha kryetar i sajë. Se si kan shkue punët ma vonë dhe gjithçka tjetër se si erdhi edhe deri të shkatrrimi i DEGES LDK në Norvegji, do doja të flasë shumë, ama këtu nuk shof se ka mundësi pasi kjo asht nji intervistë ma shumë personale.
Asht perdor shumë energji atë kohë, ama kishim vullnet se punonim per Atdheun ton
dhe vepronim sipas porosive të Liderit, Shejtit dhe Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.
Pytje:
Z. Nengurra Juve edhe pas çlirimit të Atdheut në Norvegji keni ba shumë veprime per të miren e mergatës shqiptare atje.
Na folë pak per to cilat janë ato?
Selim Nengurra:
Ashtu asht unë isha dhe vazhdojë të jem aktiv per të miren e kombit tim, per kulturen e ti, per historinë e ti, per shumçka të artë që ka kombi i jonë, sikurse edhe jam i ashper dhe denoncojë pa hezitim veprimet e liga të bashkombasve të mi. Unë i vetmuem diku më duket në vitin 2006 arrita që pas nji lobimi të gjatë gadi 2 vjeçar ta bind kompaninë ajrore norvegjeze NORWEGIAN që të hap linjë sezonale nga Oslo ( aeroporti RYGGE ) per në Prishtinë me qellim që neve së paku gjatë verës të kemi udhtimet ma të shpejta dhe ma të lehta per të shkue në vendlindje per pushime. Pengesa kryesore pse nuk donin ta hapin linjen direkte nga Oslo per Prishtinë ishte dhe asht kompania serbe JAT e cila don të detyrojë shqiptaret ta perdorin ate deri në Beograd e pastaj nga aty në Kosovë me mjete tjera transporti. Qellime politike të paskrupullta të cilat i perkrah politika antishqiptare norvegjeze. Unë pata arrit ta thej atë lobim serb i vetmuem pa askend dhe sot e kësaj dite 3 muej verë asht linja javore ajrore OSLO-PRISHTINÊ .
Per këtë angazhim timin Reporteri dhe gazetari shqiptar që punon në TV shtetnor norvegjez NRK,
z. Shemsi Bunjaku ka pas ba nji reportazhë dhe asht transmetue në Tv NRK. Në nandorin e vitit 2008 organizova shkurjen në Institutin Nobel per Paqe në oslo dhe aty na priti Drejtori i këti Instituti Prof. Geir Lyndestad. Me vedi kisha ftue disa nga miqet e mi dhe aktivist shqiptarë. Me at rast Drejtori Geir Lyndestad na ndau nga nji medaljon të praruem në ari me portretin e Alfred Nobeli-t. Unë u angazhova të formohet edhe shoqata e shkrimtarve dhe krijuesve shqiptarë në Norvegji dhe kjo u formue para nji viti, por per shkaqe të intrigave dhe grupacioneve të njerzve me ambicje të smuta karieriste unë u terhoqa nga kjo shoqatë ku isha sekretar i sajë dhe pas terheqjes time ajo ma nuk asht funksionale, apo mund edhe të jetë, por e lidhun me shoqata tjera fetare islamike të cilave ju jep perkrahje edhe vet ambasadori i Maqedonisë në Norvegji z. Enver Avdullahi.
Pytje: Z. Nengurra, a dini diç konkretisht rreth takimit të Ahmet Krasniqit me njerezit e A. Demaqit dhe ate vet në Oslo? Selim Nengurra:
Jo z. Xhevat. Kur Ministri i ndjer Kolonel Ahmet Krasniqi erdhi në Oslo në atë takimin famoz
me Adem Demaqin, Xhavit Halitin etj, unë nuk pata asnji informim.
Për këtë mësova ma vonë. Andaj nuk kam mundësi të flasë asgja. Mirpo unë kam mundësi të flas per nji njeri
që padyshim din se kush e si e vrau Ministrin Ahmet Krasniqi.
Vetem diku 15-16 orë pasi e kishin pas ekzekutue Kolonelin Krasniqi unë pa dit asgja se çka ka ndodhë
isha në zyre të Degës së LDK-së në Oslo sepse kisha nji punë aty, pikrisht¨me atë njeri që po flasë per te.
Posa filluem biseden ati ju ba nji telefonatë në telefonin celular dhe ju dha lajmi se “burrat” e botës e kan vra “qenin”.
Papritmas shof se ai pisket me gezim , hudhet perpjetë dhe uron ata “trima” që paskan krye punën si duhet.
Ndegjohej edhe zani i telefonuesit dhe mora vesh se qenka vra dikush. Hapa sy e vesh dhe prita se ku po del puna.
Unë e njifsha mirë këtë njeri dhe dija per lidhjet e tia me kriminelet e territ enverist dhe posa nderpreu telefonaten
pasi i premtojë telefonuesit se do festojnë në Restoranin ” BOLETINI “, u drejtue nga unë,
më kerkojë falje dhe më luti që per punën time të vi të nesermen. Paskan vra nji qen djemet e UÇK-së dhe duhet me ba festë sonte
më tha ai me buzqeshjen vesh em vesh. Po kend kan vra i thash, mos kan vra Millosheviqin?
Jo, jo kan vra nji njeri edhe ma të poshter se ai. Njifar ministri të FARKUT të Ibrahim Rugovës.
Mi tha këto fjalë dhe iku tue më lan mue të mbytun në vaj e dënesje sepse kuptova se paskan vra ish Komandantin tim kur isha ushtar në vitin 1981-1982 në Zagreb.
Iku i poshtri dhe bile as zyren nuk e mbylli.
Unë per këtë rast kam njoftue shumë instanca shtetnore. I kam dergue letër edhe Sali Berishës dhe ministrit Sokol Olldashi,
kam dergue nji shkrim të gjatë si deshmi edhe në gazeten BOTA SOT te redaktori Bajrush Morina por kurr nuk pash që dikush nga këta të ket veprue.
Ky njeri jeton në Oslo sot e kesaj dite.
Pytje:
Z. Nengurra juve vitin e kaluem u zgjodhet Deputet në asamblenë komunale të qytetit ku jetoni, në Sarpsborg të Norvegjisë.
Në cilen parti jeni i angazhuem dhe si ndodhi kjo? Me sa kam ndegjue juve jeni shqiptari i parë në Norvegji që arriti këtë sukses.
Selim Nengurra:
Unë kur pata ardhë në Suedi hapi i parë që mora dhe kushti që i vuna vetes ishte ta mësojë gjuhen.
Dija se pa njoft gjuhen nuk mundem të integrohem dhe të kem asnji sukses e jetë normale.
Gjuhen e mësova shpejt, së pari suedishten e pastaj tue u sherbye me te mesova shumë ma shpejt norvegjishten.
Per veten time dhe per familjen time kurr nuk kemi perdor perkthyes, në fillim ju kam perkthye unë familjes e ma vonë me kohen kan mësue edhe ata gjuhen.
Dihet se njerzit që angazhohen per integrim fitojnë edhe simpati nga vendasit. Gjithka shkova krijova miq norvegjez.
Vetem atë kohen sa jetova në strehimoren e refugjatve per shkak se nuk kishim të drejtë të punojmë kam jetue me ndihma sociali, kurr ma.
Me vite kam perkthye shqiptarve pa pagesë sepse unë kisha punen tjeter ,
dhe ju pata thanë organeve se ju perkthej shqiptarve pa para se janë njerzit e mi, dhe njikohsishtë ju kursej juve si shtet per tu falemnderue per ndihmen që na ofroni.
Me kohen fillova të shkruej në gazeta lokale e shtetnore. Asht faqja që quhet DEBAT PUBLIK në shumë gazeta këtu dhe aty bana hapat e parë tue shpreh mendimet e mia per probleme shoqnore.
Ndërkohë edhe kreva shkollen e Naltë të Gazetarisë. Këto shkrime më ban pak a shumë person publik. Kryesishtë shkrueja per integrimet e emigrantve dhe mbroja rininë dhe të drejtat e tyne per shkollim , punsim etj.
Këto si duket u ban shkak që të më ftojnë disa miq të mirrem me politikë. Meqense tradicionalisht si familje jemi të spekrtit të djathë, per shkak të emnit që ka HØYRE PARTI ( Partia e djathtë ) fillova të nagazhohem në te dhe u antarsova.
Në pranveren e hershme te vitit 2011 per habinë time Kryetari i Degës dhe kandidati per Prefekt z. Frank Wisur më propozon dhe më fusin në listë per Deputet komunal.
Mbaj mend se në tubimin e parë elektoral kur më ftuen në tribunë, kishte diku rreth 60-70 veta qytetar per rrethë. Fola dhe pas fjalimit të gjithë ata me ovacione e duartrokitje frenetike më pershendeten.
Pas dy tri javesh shkaku im në tubime dilnin nga 3000-5000 veta. Kjo nuk ka ndodh kurr në Norvegji sepse këtu në fushatë qytetaret nuk dalin, ndërsa në votime po më të madhe.
E cek këtu edhe nji fakt. Në Sarpsborg ka 603 shqiptarë me të drejtë vote. Kam bisedu dhe i kam lutë të gjithë të dalin në votime dhe të japin voten per mue partinë time.
Sado që të gjithë më premtuen, kanë dal vetem 16 veta në votime. Megjithate unë edhe pa votat e tyne fitova votat dhe isha kandidati i tret i partisë time me vota dhe i 11 në krejt komunen.
Shqiptari Deputet në Norvegji me votat e norvegjezve. Nuk kam nevojë të jem modest, kjo më duket krenari jo vetem per mue por per kombin tim.
Pytje: Z. Nengurra, ju merreni edhe me shkrime, pra edhe keni butuar libra, ku ndodhet sot publicistika kosovare-dardane? Selim Nengurra:
Po unë jam gazetar dhe publicist në të dyja gjuhet, para lufte shkrueja e publikoja edhe në serbokroatishte. Kam botue dy libra, nji monografi per fshatin tim ¨të lindjes Lubozhdën; “NENGURRA E ISTOGUT” në vitin 2009 dhe nji me poezi këtë vit të cilin ende nuk e kam ba publik. Kam ba gadi per botim nji roman në norvegjishte dhe pres të jet kryesuksesi im në krijime letrare. Publicistika dhe gazetaria shqiptare në pergjithësi asht per tu deshrue, le të më falin gazetaret e profesionit ama shumica e publicistve, gazetarve dhe të tjerve persona të shkrimit janë në sherbim të politikes dhe partive politike. Kjo damton shumë shoqninë, shtetin dhe vet gazetarinë. Uroj të permirsohemi.
Pytje:
Z. Nengurra, a mendoni se sot Dardani, pos krimit, kriminalitetit,korrupsionitdhe kontrabandës
ka edhe nji problem, atë të religjionit?
Selim Nengurra:
Unë mendojë se të gjitha këto që i thatë ju jan evidente në Atdheun tonë, jo vetem në Dardani.
Bile unë jam shumë i sigurt se invadimi islamik në trojet shqiptare permes formave të ndryshme nuk asht asgja tjeter pos perseritje e okupimit serb në radhë të parë e pastaj ati sultanor. Me shprehjen e tan këti entuziazmi per islamin, per shamijat e ferxhet, per xhamijat e medreset neve jemi tregue para botës si populli ma jo mirnjohës në botë.
Pytje: z. Nengurra: A na thoni edhe diçka se sa mundeni juve si deputet ti ndihmoni mergimtarve shqiptarë atje dhe sa ju perkrahin ata juve?
Selim Nengurra:
Po e thash edhe ma parë, jam Deputet në Asablenë komunale të SARPSBORG-ut dhe jamë antarë i Partisë së djathtë që këto dy vitet e fundit asht Partia ma e madhe në shtet, por jemi opozitë në pushtetin qendror ndërsa në atë lokal kemi ma së shumti komuna nga të gjitha partitë e tjera. Mue më kan caktue në Komisionin per Bujqësi e sherbime teknike të komunës. Jap aq sa di e mundem, kryesishtë kaloj mirë me të gjithë deputetet dhe koleget e mi të partisë. Gjithcka këtu bahet ashiqare, rrall ndodhin thika pas shpine sikur te neve shqiptarët.
Ama unë me tan forcat i mbroj shqiptaret nese ka dicka rreth tyne që debatohet. Ashtu sikur që edhe distancohem ashper nga veprimet e liga të shqiptarve.
Pytje:
Z. Nengurra, a ka mundësi që së paku per diçka të bahet krahasimi i Dardanisë me Norvegjinë?!
Selim Nengurra: Eh more z. Xhevat, të bahet krahasimi i Norvegjisë me Dardaninë asht dicka apsurde, unë terthorazi do flas per Shqipninë dhe Norvegjinë per ta lan pastaj secilin të kuptojë se a ka mundësi të krahasohet diçka mes Norvegjisë e Dardanisë. Shqipnia këtë vit feston 100 vjet Mvetësi. Norvegjia feston 107 vjet. Po e menduem vetem pak rrugen per të cilen kalojë Shqipnia per këtë shekull dhe ku arriti apo ku asht sot dhe rrugen që kaloj Norvegjia e ku arriti sot do shofim se ngjajshmenit jan rrafsh 1000 vjet në favor të Norvegjisë. Pra pse asht kjo neve jemi popull që fajsojmë tan boten e asnjihere vetveten. Unë e them se fajin e kemi vet. Diçka e pist e ndytë ash në genin dhe në gjakun tonë. Shqipnia per 100 vjet ishte e lirë, por ajo jetojë nen okupimin e vetvetes të pjelles së vet të poshter të matrapazve të saj që panderpre luftuen e po luftojnë per poste e karrige dhe per ta zhvat mirqenjen e popullit dhe shtetit të vet. Në Norvegji norvegjezi ka vetdije, ai punon per shtetin dhe ai po të jet nevoja vret edhe vetveten per shtetin. Ama ai e ban me veper e neve jemi fjalamn, me gojë ma patriot se neve nuk ka, me kangë e parulla ma patriot se neve nuk ka. Unë njof mirë Norvegjinë, dhe njof edhe Shqipninë. Sado qe Norvegjia ashte e madhe me territor, në realitet nga tan ai territor ka fare pak tokë me vlerë , kryesisht asht vend shkambor apo moqalor ,me male të shumta dhe liqene. Shqipnia ka natyrë e resurse shumë ma të mira se Norvegjia. Vetem nga turizmi që do duhej të lulzonte këtu e 80-90 vjet në Shqipni , po ta kishte Norvegjia do bahej parajsë e botës. Me popullsi janë të njejta të dyjat, 4 milion e gjysem banor ka Norvegjia a diku aq ka edhe Shqipnia. Tash çka të them per Dardaninë që nuk ka asgja pos fjalve e rrenave të politikanve, të kryefamiljarve, të mesuesve dhe të njerzve me pak ndikim që thonë se ka Dardania ka resurse. Nuk qendron kjo fare, Dardania do lengojë me shekuj dhe shpetimi i saj asht bashkimi me Shqipninë, ama ai bashkim duhet të ndodhë si proces taman ashtu si e ka projektue Shejti Ibrahim Rugova e jo kështu me zhurma të rrugëve si kerkohet sot nga shume organizma rrugaqësh të OJQ vë e levizjeve të shumta.
Pytje: Z. Nengurra, si e perjetuat ikjen nga kjo botet ë Presidentit I. Rugova dhe pasojat qe la ajo vdekje e hershme? Selim Nengurra:
Ikjen e Ibrahim Rugovës e perjetova si tragjedinë ma të madhe që i ka ngja popullit tim gjatë tan historisë , aq tragjike sa ishte edhe ikja në Boten e amshueshme e Gjergj Kastriotit. Unë atë ditë tue dënesë me za i thash bashkshortes time që e kisha pran. Na mori Zoti se nuk ja ditem vleren, ama me sot ka vdek tan Dardania.
Pasojat e ikjes në Boten e Amshueshme e Dr. Ibrahim Rugovës jan kolosale jo vetem per Dardaninë,
por per kombin e besa pse jo edhe per krejt botën sepse njerz të tillë lindin njiherë në 1000 vjet.
Pytje: A keni edhe diç për te shtuar për lexuesit?
Selim Nengurra:
Jo, unë vetem shfrytzojë rastin të pershendes popullin tim gjithandej per mes kësaj interviste, e lus të jet vigjilent se lojna të ndyta luhen në prapaskenat e kancelarive të Europes që unë i tham Europa BUDALLICË. Zoti e Bekoftë Atdheun tim dhe Popullin tim.
marr nga web. http://www.revistadrini.com/?p=25802