Kalo te lënda

Banorja më e moshuar e Ballkanit

Fatime Ibraimi, e cila jeton në Maqedoni, ka 113 vjet dhe është banori më i moshuar i Ballkanit. Mediat maqedonase raportojnë se ajo është e nacionalitetit turk dhe është e lindur në vitin 1898 ose 1899 dhe jeton vet në një fshat në Shtip.  Asnjëherë nuk ka shkuar në shkollë dhe flet vetëm turqisht.

Atë çdo ditë e viziton vajza e saj 73-vjeçare, Sejda, e cila është fëmija i shtatë me radhë i 113-vjeçares.

Fatimja nuk ka librezë shëndetësore, ndërsa ka thënë se asnjëherë nuk i është nevojitur ndihma mjekësore.

Ajo ka lindur dhjetëra fëmijë. Djali më i moshuar i ka vdekur, ndërsa vajza më e moshuar ka 80 vjet dhe jeton në Turq.

Lini një koment