Kalo te lënda

ARKZ: S’e duam Barçën as Shakirën, duam bashkimin

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar pasditen e të premtes aktivin e parë të Aleancës Rinore Kuq e Zi në qytetin e Durrësit ku qindra të rinj i janë bashkuar Aleancës Kuq e Zi duke shprehur vullnetin për të kontribuar në ndryshimin e vendit sajë rritjes maksimale të radhëve të Aleancës Kuq e Zi.

Me qindra të rinj të mbledhur në Pallatin e Kulturës në Durrës shprehën njëzëri vendosmërinë për të ndryshuar sistemin qeverisës i cili sipas tyre i ka shkaktuar vendit dëme të jashtëzakonshme në vitet e fundit në integritet, moral, ekonomi dhe shumë sektorë të tjerë të tij.

Aktivin e parë të Aleancës Rinore Kuq e Zi e ka përshëndetur kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i cili, pas falënderimeve për entuziazmin e jashtëzakonshëm të kuqezinjve të rinj, u ndal në disa problematika që shtresa rinore e shoqërisë shqiptare e cila për fat të keq ndodhet në udhëkryqin e saj historik.

Spahiu mirëpriti nismën e strukturës rinore të kuqezinjve në qytetin e Durrësit të cilët prezantuan nismën “1000 të rinj drejt kufirit Shqipëri-Shqipëri” në kudër të kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor në Morinë.

Kjo nismë patriotike e kuqezinjve të rinj të Durrësit do të shtrihet në të gjitha qytetet shqiptare për t’i dhënë 28 Nëntorit të 100 madhështinë e merituar dhe munguar në vitet e fundit.

Aleanca Rinore Kuq e Zi garantoi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme më 28 Nëntor në Morinë pasi vetë të rinjtë deklaruan zhgënjimin e tyre për organizimin amatoresk të festimeve nga ana e shtetit shqiptar.

“Ne nuk duam as Barcelonën dhe as Shakirën, ne duam bashkimin ndaj ne do të jemi të gjithë në Morinë në kufirin Shqipëri-Shqipëri për të shembur murin mes kombit tonë. Atje ku na ndanë, atje do të bashkohemi”, deklaruan me dhjetëra të rinj që morën pjesë për herë të parë si pjesë e strukturave të Aleancës Kuq e Zi.

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi deklaroi se 28 Nëntori i këtij viti do të jetë kthesa e vërtetë pasi me mijëra do t’i drejtohen Morinës në kufirin Shqipëri-Shqipëri.

“Bashkimi është afër tha Z.Spahiu, forca e bashkimi të rinjve do të jetë çelësi i suksesit të Aleancës Kuq e Zi drejtë fitores së pashmangshme”, deklaroi Spahiu. /Zëri/

Lini një koment