AAK-ja bëhet si AKR-ja
PDK-ja e Kryeministrit Hashim Thaçi, e ka kthyer AAK-në në të njëjtën pozitë që ishte AKR-ja në vitin 2010.
Nga një parti e zhurmshme opozitare, AAK është bërë subjekt që mbron politikat e Thaçit, madje edhe kur për to kreu i Qeverisë nuk e gjen përkrahjen e plotë te deputetët e partisë që drejton.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë të jetë perceptim i gabuar ky.
“Nuk ka ngjashmëri këtu. Ka më shumë dobësim të qeverisjes dhe një çakordim të brendshëm të Qeverisë. Kjo po ndikon tani që të aludohet në ndonjë partner, dhe analistët dhe të tjerët më së shumti po e shohin Aleancën, duke e pasur parasysh pozicionin e saj, votat e saj, dhe kjo më shumë është një kalkulim që po bëhet”, ka thënë Isufi, për gazetën “Koha Ditore”.
“Megjithatë ne kemi mbajtur dhe jemi duke mbajtur qëndrimin opozitarë deri sa kemi pozicionin e tillë të përcaktuar nga votat e qytetarëve”, ka thënë ai.