Kalo te lënda

Svoboda: Serbia duhet ta pranoj Kosovën para hyrjes në BE

Raportuesi special i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Hanes Svoboda ka deklaruar se Serbia duhet të pranoj pavarësinë e Kosovës para së të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Pranimi i Kosovës në fund duhet të ndodh, mirëpo ky nuk është kusht për t’iu bashkuar BE-së. Megjithatë, para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së, gjithsesi se duhet ta pranoj Kosovën. Në këtë moment është e rëndësishme që të vazhdoj dialogu i Beogradit dhe Prishtinës. Mirëpo, për vetë Serbinë do të ishte mirë që ta pranoj realitetin”, ka thënë Svoboda për numrin e nesërm të “Dnevnik”.

Svoboda ka vlerësuar se Serbia në pranverë të vitit të ardhshëm mund ta merr datën për fillimin e negociatave me BE-në, por rekomandon se para kësaj Serbia duhet të “qetësoj rrymat radikale”.

“Ndalimi i Paradës së krenarisë kohë më parë tregon se qeveria e re serbe nuk është e përkushtuar për vlerat evropiane”, ka thënë ndër tjerash Svoboda.

Lini një koment