Kalo te lënda

Mbërrin Hasan Prishtina në Shkup

Përmendorja e patriot shqiptar Hasan Prishtinës ka mbërritur mbrëmë vonë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, informon agjencia e lajmeve INA.

Përmendorja me një gjatësi prej 3,5 metrave dhe bazamentin prej 2 metrave do të vendoset në pjesën qendrore, pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” dhe përballë Bibliotekës Nacionale dhe pallateve të gjykatave në Shkup.
Ceremonia e shpalosjes së përmendores do të ndodhë nesër, përmes një organizimi madhështor nën patronatin e komunës së ]airit dhe kryetarit të saj Izet Mexhiti. Njëkohësisht po nesër do të mbahen ceremonitë e përurimit të përmendoreve të Hasan Prishtinës në Prishtinë dhe Tiranë. Në Shkup dy ditëve të fundit u organizuan disa aktivitete shkencore dhe kulturore në shenjë përkujtimi për Hasan Prishtinën, të njohur si ish-kryeministër i Shqipërisë dhe çlirimtari i Shkupit. (INA)

Lini një koment