Kroaci:Humbin gjurmët e një vajze 15 vjeçare nga Kosova
Mediat kroate kan sjellë informatën se është zhdukur shtetasja kroate me origjinë nga Kosova Nexhmije Rama (Lindur 6.Gusht.1997). Sipas informatës nga policia, Nexhmija se fundi ishte pare në rrugën Zajezda numër 31 të komunës Budinshqina ku nga kjo adresë është larguar në drejtim të panjohur.Gjurmët e fundit të sajë datojnë nga 30 Shtatori, ku nga kjo datë nuk ka ndonjë shenjë mbi vendndodhjen e sajë. Policia përshkruan atë si një vajzë me shtat të lartë prej 1.60 cm, flokët ngjyrë arrë, flet gjuhën shqipe, angleze dhe kroate. Të veshur kishte një sako të zezë dhe pantallona të bardhë. Për çdo informatë mund të kontaktoni redaksinë tonë apo nëse jeni në Kroaci, secilin stacion policor.
Përmes këtij artikulli, shtrojmë lutjen para të gjitha mediave në gjuhën shqipe të publikojnë këtë artikull, duke shpresuar se do ndihmojmë familjarët e sajë për të gjetur gjurmët e saja. Familja Rama janë me origjinë nga Ferizaj, ku edhe Nexhmija është e lindur në Ferizaj.