Klubet nuk e duan Kimin
Kim Kardashian nuk është më e mirëpritur në Las Vegas, pasi klubet pretendojnë se ajo është shumë e shtrenjtë dhe shumë e mërzitshme. Mund të jetë ky fillimi i rënies së yllit televiziv?
Bukuroshja zeshkane dikur ishte temë e nxehtë për promotorët e klubeve, dhe prania e saj nënkuptonte shuma të mëdha parash për ndërmjetësuesit e organizimeve me Kardashian.
Por një burim i tha Showbiz Spy se Kim nuk është më e mirëpritur në kryeqytetin e argetimit të Amerikës.
“Ajo është e mërzitshme, kërkon shumë dhe ka standarde te larta të mirëmbajtjes,” ka thënë burimi, duke shtuar: “Kim nuk është e vlefshme, pasi vetëm qëndron në një vend. Askush nuk brengoset më rreth saj.”

